opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Fabrika e Tullave
Ish-Fabrika e Tullave është një strukturë e madhe dhe hijerëndë në skaj të qendrës së qyteti, e njihet menjëherë prej fasadës së saj në ngjyrë të kuqtë të ndezur dhe prej dritareve të mëdha e katrore. Konsiderohet si hapësira më e rëndësishme post-industriale e Prishtinës.
E ndërtuar në vitin 1974, Fabrika e Tullave ishte pjesë themelore e organizimit të infrastrukturës në Kosovë. E pozicionuar në një pikë strategjike, me lehtësi qasjeje me të gjitha zonat e Kosovës, kjo fabrikë procesoi qeramikë dhe materiale të tjera të pastra për të prodhuar tullat që ndërtuan një seri ndërtesash në Prishtinë.
Pas ndërprerjes së saj si fabrikë, objekti i është lënë në menaxhim Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Në një veprim të paprecedentë, Komuna e Prishtinës e bleu objektin me qëllim që t’ia kthejë publikut si një hapësirë të re për qytetin. Fabrika e Tullave përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të shndërrohet prej një hapësire të papërdorur industriale në një Qendër për Mësim Eko-Urban që do të rizgjojë skenën kulturore në zonat përreth.
Permanent
Past
Workshop
Punëtoria e ndërtimit të furrës prej balte nga GAIA.
09.10.2022 10.00-17.00
● Fabrika e Tullave
Event
“Common grounding” një turne special i zhvilluar nga Sabine Zahn dhe i udhëzuar nga Okan Xhemaili që përshkon Fabrikën e Tullave në Prishtinë
29.09
→
30.10.2022 09.45-11.15
● Fabrika e Tullave