Udhët që marrim, rrëfimet që ndajmë!

Teksa ecim nëpër rrugicat e vogla të Prishtinës, krijohet përshtypja se gjithçka rrotullohet rreth jetës së saj kulturore e shoqërore. Në qytet bashkë-ekzistojnë realite të shumta e historitë e së kaluarës banojnë në të tashmen e saj; kolona zanore e Prishtinës është murmurima e njerëzve që bisedojnë dhe lugët e kafesë ndër filxhanë.

Duke kaluar kohë në kafenetë e Prishtinës, duke vrojtuar Pazarin e Vjetër dhe duke përbrendësuar arkitekturën eklektike, qyteti nis të përshfaqë shtresimet e veta. Merrni kohë për të parë pak më thellë Prishtinën, e ndoshta mund të dashuroheni me të. 

Nën titullin: Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, Manifesta 14 Prishtina merr përsipër sfidën e hulumtumit të mënyrave të reja për rrëfimtari kolektive dhe rikthimin e hapësirave publike. Ne kemi krijuar pesë itinerare të ndryshme për të përshkuar hapësirat e Manifesta 14, të cilat lidhin historitë e banorëve, ndërtesat dhe njerëzit të cilët kanë jetuar ose ende jetojnë në to me pjesëmarrësit e Manifesta 14. Duke vizituar këto udhë, do të zbuloni itinerarin e identifikuar falë Vizionit Urban të CRA-Carlo Ratti Associati në thirrjen e tyre për të hapur sërish hapësirat publike e private për komunitetin.

Ne ju ftojmë t’ju bashkoheni ndërmjetësuesve tanë në një nga pesë udhët e mundshme të cilat i kemi krijuar përmes lidhjes së rrëfimeve të cilat e kanë formuar Prishtinën, kujtimet e atyre që ende jetojnë në këto hapësira dhe rrëfimet, të cilat, secila prej ndërhyrjeve artistike e urbane që Manifesta 14 dëshiron të zgjerojë, prekë dhe përbrendësojë.

Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: