Ekipet e Edukimit dhe të Ndërmjetësimit janë të parët që fillojnë të zhvillojnë programet për secilin edicion të Manifesta. Programi i Manifesta 14 rrjedh prej bisedimeve, kërkimit në terren, hartëzimit sociokulturor dhe arsimor, projekteve fillestare me komunitetin dhe projekteve shkollore të zhvilluara në bashkëpunim me artistë dhe shoqata të Prishtinës. Këto aktivitete zhvillohen përgjatë dy viteve para hapjes së bienales. 

Ekipi i Edukimit dhe i Ndërmjetësimit të Manifesta 14 mirëpret të gjithë t’i bashkohen programit përmes ecjeve në grup, bisedave, punëtorive, projekteve të shkollave, aktiviteteve familjare, eksperiencave kreative dhe shumë më shumë. 

 

Oaza e Qendrës për Praktikë Rrëfyese 

Oaza rihapet në Qendrën për Praktikë Rrëfyese në korrik 2022 si një projekt-bibliotekë me bazë në komunitet, me një program të larmishëm me aktivitete kolektive që variojnë nga seancat e leximit, tek punëtoritë e vetë-publikimit dhe lojëra me komunitetin.  

Thelbi i bibliotekës është një koleksion librash kushtuar temave të ndryshme të trajtuara në mënyrë të përsëritur gjatë procesit të hulumtimit para-bienal. 

Këto informacione janë mbledhur nga një grup specialistësh dhe aktivistë me kontributin e qytetarëve dhe banorëve duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse që ngre pyetje mbi hierakitë standarde të diturisë.