Përgjatë historisë së saj 25-vjeçare, Manifesta ka krijuar një hulumtim të gjerë para bienal në strukturën e qyteteve nikoqire, në mënyrë që të krijojë projekte të qëndrueshme dhe relevante ndërdisiplinore. Ky gjurmim i shumanshëm merr formën e një vizioni urban, konsultimeve me qytetarë, hartëzimin e komuniteteve lokale, si dhe një seri punëtorish të pritshmërive me udhëheqës të opinionit vendor në mënyrë që të kuptohet se si qyteti nikoqir mund të shërbejë si një prototip për botën që vjen.

Qëllimi i Manifesta 14 Prishtina është të prodhojë projekte të qëndrueshme me një trashëgimi afatgjate të bashkë-krijuar me infrastrukturën vendore, përveç ndërhyrjeve të artit bashkëkohor në të gjithë qytetin.

Darkë komunitare jashtë një Intervenimi Urban të përfunduar tek Biblioteka Hivzi Sylejmani, Qershor 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Ferdi Limani