Hulumtimi para bienal është pjesë integrale e secilit edicion të bienales së Manifesta. Ky kërkim nisi për Manifesta 14 Prishtina më 2020 dhe u organizua nga departamenti i Edukimit dhe i Ndërmjetësimit, dhe deri më tani ka përfshirë Konsultimet me Qytetarët, punëtoritë e pritshmërive, anketa publike, hartimin subkulturor, publikimin e hulumtimit për Kujtesën Kolektive të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”. Kjo formë e hulumtimit është baza e programit bienal. 

Së bashku me një ekip bashkëpunëtorësh vendas, Ekipi i Edukimit dhe i Ndërmjetësimit krijoi Shkollën e parë të Ndërmjetësimit në Kosovë për të trajnuar nxënësit dhe të rinjtë, përpara hapjes së bienales. 

Projektet e hulumtimit të Edukimit dhe Ndërmjetësimit, dhe programi që e ndjek, synon të zgjerojë dhe të angazhojë audienca të ndryshme, për të mësuar nga komuniteti, për të nxitur projekte në komunitet dhe për të zhvilluar metodologji të reja edukese përmes punës së tyre hulumtuese.