Workshop

09.10.2022 10.00-17.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Fabrika e Tullave

Punëtoria e ndërtimit të furrës prej balte nga GAIA.

Përgjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë mbi mënyra tradicionale të ndërtimit të furrave me tulla, baltë dhe rërë. Pjesëmarrësit do të njoftohen me procesin e ndërtimit prej themelit deri në fund.

Ndaj nëse jeni të interesuar për:

  • ndërtime dhe punime tradicionale
  • të punuar me materiale natyrore
  • të punuar në grupKjo punëtori është për ju!

Dejan Spasovic do t’ju udhëzojë në këtë punëtori. Ai është skulptor dhe është praktikuar në ndërtime me baza natyrore prej 15 vitesh. Ai është anëtar i rrjetit evropian të punëtorëve të natyrës dhe ka themeluar në akademi për punime me materiale natyrore në Maqedoninë e Veriut. Ai është mësimdhënës për zanate tradicionale në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Punëtoria do të mbahet në Fabrikën e Tullave, përreth gjashtë orë me grupe të ndara në katër sesione e gjithashtu do të ketë pauza të ndryshme. Pjesëmarrësit priten të marrin pjesë në të gjithë punëtorinë. Nuk ka parandalesa për moshën apo kërkesa specifike për të marrë pjesë.

Sesionet do të mbahen në gjuhën angleze.

Event

Closing Event of Manifesta 14 Prishtina

30.10.2022 18.00-21.00
Fabrika e Tullave

Workshop

Punëtoria e Climate Change Assosiation

24.09.2022 13.00-16.00
Fabrika e Tullave

Workshop

Punëtoria e Muraleve të Qeramikës me GAIA

16 → 19.09.2022 10.00-19.00
Fabrika e Tullave