Përgjatë Manifesta 14 Prishtina do të ofrojmë guida të hapura të ndërmjetësuara falas. Çdo ditë të javës prej të martës në të diel, do të mbahen guida të ndryshme.

Regjistrimet për këto guida do të zhvilohen në pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina dhe vendet rezervohen duke patur përparësi për ata që vijnë më parë deri në 15 minuta para se guida të nisë.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe e ndërmjetësuesi do të përshtasë gjuhën në varësi të grupit.