Open Tour

25.10.2022 10.00-11.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

Hotel Grand © Manifesta 14 Prishtina/ Atdhe Mulla

Pika e takimit: Grand Hotel Prishtina - çdo të martë në orën 10:00

Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.

Grand Hotel Prishtina ndodhet në zemër të qytetit. Ndodhet në sheshin “Zahir Pajaziti” që në vete është një pikë takimi për Prishtinën pëprotesta, rezistencë dhe festa, Grand Hotel Prishtina mban 350 dhoma të madhësive të ndryshme.

Kushdo në Prishtinë mund të të rrëfejë së paku një histori në lidhje me Grand Hotelin dhe për momente të rëndësishme të përjetuara në atë hapësirë. E ndërtuar mes viteve 1974-1978, konsiderohej një prej hoteleve më të mira në rajon e ka mirëpritur shumë personalitete të njohura të politikës dhe argëtimit. Struktura e saj sot mban pak prej këtyre kujtimeve.

Pas Luftës së Kosovës dhe valës së privatizimit shtetëror, Hoteli Grand përjetoi një rënie nga ditët e saj të lavdisë me pesë yje. Sot, historia e Grand Hotelit është e vështirë për t’u përmbledhur në një fjali. Kjo ndërtesë u privatizua pas luftës dhe tani është shtëpi për një seri biznesesh, nga një palestër  një agjenci udhëtimesh  një klub nate.

Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Majlinda Hoxha

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Grand Hotel Prishtina