Takohemi në Muzeun e Kosovës! 

Në kontakt me të Shkuarën, duke paramenduar të Ardhmen tonë 

“Të shembet e vjetra, të ndërtohet e reja” – fjalë që qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar shpesh nga prindërit dhe mësuesit e tyre në emër të modernitetit dhe zhvillimit urban në gjysmën e dytë të shek. XX. Në këtë itinerar, janë bërë bashkë një konstelacion periudhash dhe hapësirash mes projekteve artistike dhe urbane të Manifesta 14 Prishtina. 

Hapësirat - Sheshi "Adem Jashari", Muzeu i Kosovës, Hamami i Qytetit, Fondacioni 17, Muzeu Etnologjik

Kjo guidë kalon përmes Qytetit të Vjetër të Prishtinës në të cilën ndihen ndryshimet urbane të cilat nuk i përkasin vetëm një periudhe apo një dimensioni. Ne nisim këtë rrugëtim në Muzeun e Kosovës, i cili humbi koleksionin e artefakteve përgjatë luftës dhe nuk e rifitoi më kurrë. 

Më pas vijojmë në periudhën e socializmit në sheshin “Adem Jashari”, më parë i quajtur monumenti i Vllaznim Bashkimit. Prej atje, kjo guidë na çon në Pazarin e Vjetër drejt ndërhyrjeve të Hamamit dhe Muzeut Etnologjik, dy prej ndërtesa të pakta periudhës Otomane që ndodhen në Prishtinë. Një rrugë e shkurtër mes tyre na çon te Fondacioni 17, një hapësirë e dedikuar ndaj aktivizmit kulturor në qytet. Përmes kësaj guide, do të njiheni me hapësira të ndryshme të Prishtinës – ku e vjetra dhe e reja bashkëbisedojnë.

Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: