Open Tour

27.10.2022 16.00-17.30

Wheelchair Accessible

Shtëpia e Mallrave Gërmia

Guida të hapura: Takohemi në ish-Shtëpinë e Mallrave Gërmia!

Gërmia Department Store © Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Pika e takimit: Shtëpia e Mallrave Gërmia - çdo të enjte në orën 18.00

Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.

Gjatë njëzet viteve të fundit, Kosova ka patur një qasje neoliberale të modelit prej lartë-poshtë në lidhje me menaxhimin e hapësirave urbane të qytetit. Hapësirat publike të Prishtinës janë zhvilluar në mënyra të veçanta siç mund të vërehen prej mënyrave se si rrugët, sheshet, tarracat, çatitë dhe elemente të tjera urbane në mënyrë të palodhshme rriten mbi njëra-tjetrën.

Duke i rezistuar formave të ndryshme të shtypjes sociale, ekonomike, kulturore, arkitekturore, ndikimit të privatizimit dhe politikat neoliberale në mjedisin e qytetit, thirrja e Prishtinës për rikthim të hapësirave publike përbën një nga ambiciet kryesore për ta përfshirë në programin artistik dhe urban të Manifesta 14.

Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Alban Muja

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Shtëpia e Mallrave Gërmia