Open Tour

28.10.2022 16.00-17.30

WC Available

Muzeu i Kosovës

Guida të hapura: Takohemi në Muzeun e Kosovës

Museum of Kosovo © Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Pika e takimit: - Muzeun e Kosovës çdo të premte në orën 16.00

Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, do të ofrojmë guida të hapura falas. Këto guida do të mbahen çdo ditë, nga e marta në të diel, në orare të ndryshme.

Kjo guidë kalon përmes Qytetit të Vjetër të Prishtinës në të cilën ndihen ndryshimet urbane të cilat nuk i përkasin vetëm një periudhe apo një dimensioni. Ne nisim këtë rrugëtim në Muzeun e Kosovës, i cili humbi koleksionin e artefakteve përgjatë luftës dhe nuk e rifitoi më kurrë. 

Më pas vijojmë në periudhën e socializmit në sheshin “Adem Jashari”, më parë i quajtur monumenti i Vllaznim Bashkimit. Prej atje, kjo guidë na çon në Pazarin e Vjetër drejt ndërhyrjeve të Hamamit dhe Muzeut Etnologjik, dy prej ndërtesa të pakta  periudhës Otomane që ndodhen në Prishtinë. Një rrugë e shkurtër mes tyre na çon te Fondacioni 17, një hapësirë e dedikuar ndaj aktivizmit kulturor në qytet. Përmes kësaj guide, do të njiheni me hapësira të ndryshme të Prishtinës – ku e vjetra dhe e reja bashkëbisedojnë.

Për t’u regjistruar në këto guida duhet të kontaktoni pikën e informacionit në Grand Hotel Prishtina. Vendet e rezervimit për këto guida ofrohen për ata që regjistrohen të parët, deri në 15 minuta para se të nisë guida.

Guidat ofrohen në gjuhën angleze dhe shqipe – ndërmjetësuesi do të flasë në gjuhën që më së miri i përshtatet grupit të vizitorëve.

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Sahej Rahal

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Muzeu i Kosovës