Nëpër udhët e ëndrrave të përbashkëta 

Qyteti i Prishtinës nuk mund të ndjehet apo kuptohet në tërësinë e vetë, pa u parë mes lupës të së kaluarës dhe tranzicionet urbane të reflektuara e të mbajtura në disa prej ndërtesave më të njohura të këtij vendi. Kjo udhë fokusohet në ndërhyrjet artistike, ekologjike, urbane që janë në dialog të drejtpërdrejtë me zhvillimin, tranzicionet dhe transformimet e qytetit të Prishtinës.

Hapësirat: Garazhi i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Rilindja, Hekurudha, Korridori i Gjelbër, ish-Fabrika e Tullave. 

Kjo është udha jonë më e gjatë, që kalon mes Hekurudhës, hapësirë të cilën, Manifesta 14 e ka transformuar në një Korridor të Gjelbër që lidh dy anë të Prishtinës, qendrën me periferinë e mandej me zonat rurale. Kjo na mundëson të përjetojmë këto tranzicione dhe transformime të disa prej hapësirave kryesore kulturore dhe urbanistike dhe të dëshmojmë mobilitietin në zhvendosje të qytetit të parafytyruar edhe prej CRA-Carlo Ratti Associati. 

Ne nisim udhën tonë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, të ndërtuar më 1977 me stil brutalist. Sot, në të, mbahen aktivitete të ndryshme ndërsa një pjesë e mirë e kësaj hapësirave mbetet ende bosh dhe e papërdorur. Duke kaluar rrugën, ne përshkojmë mes Rilindjes, ish-shtëpinë botuese që u hap më 1945 e cila ishte e dyta shtëpi botuese në të gjithë Ballkanin për nga kapaciteti dhe e para që publikoi e shpërndau gazeta /revista në gjuhën shqipe. Duke kaluar mes Korridorit të Gjelbër, udha jonë na drejton në një ndërhyrje të shkallës së madhe nga raumlaborberlin që transformon pjesë të Fabrikës së Tullave, një hapësirë industriale ku janë prodhuar tullat që kanë ndërtuar qytetin e Prishtinës, në një qendër për mësim ekologjik e urban.

Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: