Programi i Ekologëve të Rinj: Ndërtimi i një Herbariumi me Lumnije Pacin
Së bashku me Lumnije Pacin, profesore e lëndës së biologjisë në shkollën fillore “Meto Bajraktari! Do të mësojmë të identifikojmë bimë vendore të ndryshme pranë Qendrës për Praktikë Rrëfyese, mes të cilave do të mësojmë se si të ndërtojmë një herbarium. Kjo punëtori dy-ditore do të fokusohet në ecjet në natyre si dhe në bazat e krijimit të një herbariumi. I ftojmë fëmijët e moshave 15-vjeç e sipër të na bashkohen në Oazë.
Dita e parë
Përgjatë ditës së parë, do të mësojmë mbi lloje të ndryshme të bimëve që gjejmë në rrugët e Prishtinës dhe se si t’i identifikojmë ato. Do të zhvillojmë ecje në lagjen e Tophanes për të mbledhur gjethe, lule dhe shumë më shumë, për të nisur ndërtimin e herbariumit ditën e nesërme.
Dita e dytë
Nën drejtimin e Lumnijes do të mësojmë rreth herbariumit dhe do ta krijojmë një të tillë me gjethet, bimët dhe lulet e mbledhura një ditë më parë. Fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë rreth rëndësië së herbariumit mes gjetjes, identifikimit, klasifikimit dhe emërtimit të bimëve, si dhe të kuptojnë shpërndarjen gjeografike të bimëve – këto të gjitha ndërsa krijohet herbariumi ynë.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve