Event

22.07.2022 19.00-23.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Nata e Hapjes e Manifesta 14 Prishtina

Festojmë bashkë natën e hapjes së Manifesta 14 Prishtina!

Ju mirëpresim të gjithëve në natën e hapjes së Manifesta dhe programit 100 ditor për art, arkitekturë, performanca dhe evente.

Ceremonia e hapjes zyrtare do të mbahet më 22 korrik, ora 19:00 – 23:00, në Platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Do të mbahen fjalime, Astrit Ismaili do të ketë premierën e performancës artistike LYNX dhe do të ketë një performancë speciale nga Jungle by Night, si dhuratë nga qyteti i Amsterdamit si dhe perfomancë prej Prishtina All Stars, një përzgjedhje e disa prej këngëtarëve dhe interpretuesve më të mirë të Prishtinës që prezantojnë një program këngësh që përkufizojnë tingullin e kryeqytetit. Ata do të peformojnë muzikë të zhanreve dhe të gjeneratave të ndryshme, në një perfomancë që bën bashkë 40 vite të muzikës në qytet.

Hyrja hapet për vizitorët prej orës 18:45. Mund të blini pije dhe ushqim në vendin e eventit.

Ju lutemi, të mos merrni me vete çanta të mëdha, çadra ose pije me vete në Plato.

Do të mbahet një after-party pas eventit zyrtar. Më shumë detaje do të lajmërohen në vijim. 

Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.

28.10.2022 19.00-20.30
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Mediation Programme

Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

23.10.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Event

Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”

30.09.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve