participants
raumlaborberlin“Common grounding” një turne special i zhvilluar nga Sabine Zahn dhe i udhëzuar nga Okan Xhemaili që përshkon Fabrikën e Tullave në Prishtinë
E pezulluar në kohë, fabrika e tullave jeton një moment të rrallë përgjumim. Të gjithë u larguan, toka nuk shkelet më. Plot gjurmë, plagë dhe gjurmë nga një e kaluar e larmishme – ajo pret për një të ardhme por të paqartë.
Megjithatë ajo mbart historitë e qenieve të gjalla, që kanë kaluar këtu dhe ato që ende po kalojnë fshehurazi. Ky turne ndjek gjurmët e tyre. Nëpërmjet një numri konciz prej 10 aktesh, të ftuarit futen më thellë në pjesët e mbyllura të fabrikës së tullave.
Të udhëzuar nga një udhërrëfyes, vizitorët do të hyjnë në segmente të ndryshme të kësaj hapësire të shumfishtë përmes shqisave të tyre dhe lëvizjeve të jetës së përditshme.
Kështu, duke eksploruar mënyrat e tokëzimit, ndoshta tokëzimin e përbashkët. Duke qenë me njëri-tjetrin dhe me fabrikën e tullave, krijojnë trajektore dhe gjurmë të reja; një lëvizje e përbashkët, një gjest i përbashkët, një korrespondencë e heshtur. Mund të veprojnë si gjurmë në të ardhmen.
Kushtet për të marrë pjesë:
Kjo është për njerëzit e gatshëm të angazhohen me shqisat dhe lëvizjet e tyre. Çantat dhe sendet e tjera (kamera, telefona, sende me vlerë) do t’i lini tek rojet. Mund të ndoteni dhe do t’ju duhen këpucë të mira të mbyllura (jo sandale!). Nëse jeni me nevoja të veçanta fizike, ju lutemi na njoftoni paraprakisht.
Për fat të keq, turneu nuk është i aksesueshëm për karrige me rrota.
Gjuha: Anglisht/Shqip
Kapaciteti: I kufizuar për 8 persona
Si të regjistroheni:
Pika e takimit: lokali i projektit të terrenit të përbashkët në Fabrikën e Tullave, Prishtinë.
Kredite
Konceptuar nga: Sabine Zahn
Marrë dhe realizuar nga: Okan Xhemaili
Turneu është pjesë e Projektit Common Ground të raumlaborberlin/Brickfactory Prishtina për Manifesta 14.
Workshop
Punëtoria e ndërtimit të furrës prej balte nga GAIA.
09.10.2022 10.00-17.00
● Fabrika e Tullave