Workshop

28.08.2022 12.00-17.00

Programi familjar: Arts and Crafts – Mposhtja e frikës: punëtori më Dardan dhe Hajrie Zhegrovën

Që ne vegjëli kemi dëgjuar histori dhe mite të ndryshme të krijuara për t’i mësuar forma të ndryshme fëmijëve për t’u përballur me realitetin. Si fëmijë na është thënë gjithmonë të kujdesemi për Babarogën – një figurë që nuk u materializua kurrë, e cila u la në dorë të imagjinatës së njerëzve për t’u interpretuar.

Vazhdimisht është përdorur në momente frike, një figurë imagjinare të cilës mund t’i referohemi në çdo kohë dhe rrethana kur duhet të jemi të kujdesshëm ndaj rrezikut. Nëpërmjet ndërmjetësimit të mundësuar nga vepra Your enthusiasm to tell a story”, një seri të kukullave vudu me ngjyra të ndezura, me përmasa njerëzore të artistit Dardan Zhegrova, synojmë të hapim mundësinë për të riparaqitur figurën e Babarogës.

Dardani dhe Hajrija, së bashku krijuan kukulla të pambrojtura e të çuditshme në kërkim të intimitetit. Më tej, historia e tyre do të bëhet shembulli dhe praktika jonë se si të bashkëkrijojmë midis brezave, si ta riprezantojmë Babarogën nga një figurë frike në një figurë që lejon prindërit dhe kujdestarët të rikrijojnë forma të të mësuarit përmes kujdesit dhe intimitetit. Çdo fëmijë së bashku me shoqëruesin e tyre gjatë gjithë seminarit do të kenë mundësinë të krijojnë kukullën e tyre Babaroga me mbështetjen e stafit të Manifesta 14 dhe do të kenë mundësinë të mësojnë prej praktikës së Dardanit dhe Hajrisë. Pas punëtorisë, kukullat do t’i jepen secilit fëmijë që i ka krijuar ato.

Programi Arts and Crafts bazohet në projekte të ndryshme artistike specifike të ekspozuara në Manifesta 14 Prishtina. Synimi i këtij programi mbështetet në nevojën për të zgjeruar dhe transformuar kornizën konceptuale të shprehjes artistike, përmes mjediseve ku shkëmbimi i njohurive mund të nxitet nga kreativiteti i pjesëmarrësve.

Me ndihmën e artistëve pjesëmarrës të Manifesta 14, fëmijët së bashku me shoqëruesit e tyre do të ftohen të bashkohen çdo muaj në punëtori dhe tema të ndryshme.

 

*Për këtë punëtori ju rekomandojmë të vizitoni veprën e Dardan Zhegrovës në Grand Hotel Prishtina nën temën mbi dashurinë e komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina.

 

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Closing Event of Manifesta 14 Prishtina

30.10.2022 18.00-21.00
Fabrika e Tullave

Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.

28.10.2022 19.00-20.30
Pallati i Rinisë dhe Sporteve