Alicja Rogalska
Alicja Rogalska është një artiste ndërdisiplinore me bazë në Berlin dhe Londër. Duke krijuar situata që nxisin bashkëpunimin, proceset dhe veprimet, kësisoj përkufizojnë praktikën e saj artistile.
Ajo shpesh punon me njerëz të cilët jetojnë në kontekste të pasigurta ekonomike dhe politike e gjithashtu me aktivistë, hulumtues, punonjës emigrantë, njerëz të cilët nuk kanë më nënshtetësitë e tyre, punonjës të spitaleve, muzikantë të rrugës, azilkërkues të trajnuar si avokatë, fermerë, grupe këngëtarësh folkloristikë apo aktivistë feministë dhe queer.
Ajo që del nga këto ndërveprime janë kolektive të përkohshme, të formuar prej eksperiencave të ngjajshme, klasës, besimeve politike dhe angazhimit të tyre në ndryshime shoqërore.
Videot, imazhet dhe objektet e krijuara mes proceseve në grup parashtrojnë momente për institucionalizim, rebelim dhe solidarizim. Duke vënë në dyshim logjikën e kapitalizmit, punimet e Rogalskas tentojnë të krijojnë një hapësirë për të menduar më shumë mundësi dhe të kërkohen bashkarisht ide se si mund të ndryshohet e ardhmja për më mirë.
Permanent
Workshop
Këshillim ligjor falas në hapësirën e Manifesta 14 Prishtina – Banesa
01.08
→
30.10.2022 10.00-18.00
● Banesa
Past
Event
Diskutim mbi dhunën ekonomike me Arrita Rezniqin dhe Xhulieta Devollin në moderimin e Lendita Idrizit
04.10.2022 18.00-20.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese