Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Grand Hotel Prishtinaparticipants
Majlinda HoxhaNdërhyrje artistike – Majlinda Hoxha
Majlinda Hoxha ka shikuar prapa fasadës së hotelit Grand që nga viti 2016. Një depo e historisë së vendit të saj dhe një mikrokozmos i shoqërisë së tij, hoteli është bërë njëri nga preokupimet qendrore të artistes.
Sërish e sërish, ajo është kthyer në atë ndërtesë. E tërhequr nga liminaliteti i pakëndshëm i hotelit, i ka përshkuar korridoret e tij dhe ka hyrë nëpër dhoma, duke folur gjatë me njerëzit që punojnë atje.
Ajo ka hyrë në arkiva, ka gjurmuar rrethanat e jetës brenda dhe jashtë mureve të hotelit dhe ka regjistruar disa nga zhvendosjet më të fundit të gjendjes së tij. Për herë të parë, ajo po paraqet rezultatet e kërkimit të vet. Në një cikël fotografish, Hoxha dokumenton koleksionin dikur të ndritshëm të hotelit me piktura, tapiceri, printime dhe skulptura.
Të instaluara bash në vendet ku dikur qëndronin apo vareshin punimet, ato shërbejnë si zëvendësuese për koleksionin që ishte. Portretet e punëtorëve përbëjnë ciklin e dytë të fotografive. Historitë e tyre mund të dëgjohen nëpër gjithë hotelin.
Works
Majlinda Hoxha (e lindur më 1984 në Prishtinë, jeton në Prishtinë)
Grand Hotel Prishtina
2022
Printime inkjet të montuara në alu-dibond dhe instalim zëri; 13 fotografi në vende të ndryshme
Mundësuar falë artistes
Oaza Programme
Lançimi i Programit të Fotografisë me Vigan Nimanin, Abi Shehun, Majlinda Hoxhën dhe Jochen Rohner
04.10.2022 13.00-00.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Open Tour
Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
25.10.2022 10.00-11.30
● Grand Hotel Prishtina