Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Lawrence Abu Hamdan

Ndërhyrje artistike – Lawrence Abu Hamdan

Earwitness Inventory, 2018–ongoing, © Lawrence Abu Hamdan. Photo © Manifesta 14 Prishtina, Majlinda Hoxha

Çfarë rrëfimesh na tregojnë tingujt dhe si ta tregojmë rrëfimin e atyre tingujve? Lawrence Abu Hamdan përqendrohet në këto pyetje në praktikën e tij të bazuar në hulumtim. “Veshi privat”, siç e quan ai veten, është më pak i intriguar nga tingujt që i bëjnë njerëzit sesa nga mënyrat se si ata janë të përkushtuar ndaj kujtesës, të kujtuarit dhe të artikuluarit, dhe, për më shumë, nga mënyrat se si kujtimet akustike instrumentalizohen dhe politizohen.

After SFX, [Pas SFX] dhe Earwitness Inventory [Inventari i dëshmitarëve dëgjimorë] mbështeten në mënyra të ndryshme në analizën e vazhdueshme të dëshmisë akustike të Abu Hamdanit të mbledhur nga intervistat me të burgosurit politikë dhe nga transkriptet e gjykimeve. Një dëshmi e tillë është vendimtare për dokumentimin dhe kuptimin e dhunës në të gjitha nivelet. Megjithatë dëshmitarëve në gjithë botën, siç tregon hulumtimi i tij, u mungon një fjalor adekuat për t’i përshkruar tingujt.

Ata pashmangshëm mbështeten shumë në objektet e përditshme për të kujtuar dhe përcjellë atë që besojnë se kanë dëgjuar: një grusht tingëllon si vezë që çahet, shembja e një ndërtese si kokoroshkë që pëlcet dhe lista vazhdon. Së bashku, objektet e inventarizuara shërbejnë si zëvendësim për gjuhën e tingujve që ne nuk e flasim ende.

Lawrence Abu Hamdan

Earwitness Inventory,, 2018-vijon

Instalim që përfshin 95 objekte

Dimensione të ndryshme

After SFX, 2018

Projektim horizontal në ekran, tinguj në 4-6 kanale, algoritëm nga e folur në të shkruar, performancë nga artisti

Mundësuar falë artistit dhe Galerisë Sfeir-Semler, Hamburg dhe Beirut

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina