Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Grand Hotel Prishtinaparticipants
Genti KoriniNdërhyrje artistike – Genti Korini
Një artist dhe një kritik vërtiten rreth njëri-tjetrit në një gërmadhë moderniste labirinti. Të përfshirë në një ekzaminim të hollësishëm të modernizmit, që çuditërisht ndërmend ligjërimin bashkëkohor, të dy kundërshtarët vendosin realizmin kundër abstraksionit dhe “njeriun e ri” socialist kundër homologut “të vet” të degjeneruar borgjez. Linjat e tyre të përkundërta të mendimit burojnë nga mendja e të njëjtit person: historianit shqiptar të artit Alfred Uçi.
Kritika e tij sulmuese e estetikës moderniste, Labirintet e Modernizmit, e botuar në vitin 1978, ndihmoi në forcimin e doktrinës së realizmit socialist në Shqipërinë komuniste. Ajo e ndihmoi persekutimin e artistëve të panumërt që mendoheshin se shpërudheshin nga diktatet e saj. Genti Korini vë përballë një inskenim neo-noir të dialogut të brendshëm të Uçit me një dosje të shërbimit sekret që denoncon një artist për estetikën e tij.
Korini luan me figurativitetin modernist të artistit si merimangë, si endës iluzionesh, krijesë sa e admiruar për kreativitetin aq edhe e përbuzur për tradhtinë e vet. Megjithatë, kush është merimanga e kush preja? Dhe kush kë e fut në kurth në cilin mashtrim?
Genti Korini
Zilia e Merimangës
2022
Video, bardhezi, me zë, 20 min.
Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe prodhuar nga Anima Pictures
Material arkivor:
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit]
1975
Open Tour
Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
25.10.2022 10.00-11.30
● Grand Hotel Prishtina
Workshop
Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”
11.08.2022 09.30-12.30
● Grand Hotel Prishtina