Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Pallati i Rinisë dhe Sporteve

participants

Flaka Haliti

Ndërhyrje artistike – Flaka Haliti

Under the Sun – Explain What Happened, 2022, © Flaka Haliti. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Nëse keni parë ndonjëherë diellin të perëndojë në qielln e përndezur ose gacat e përflakura të luftës, horizonti i mistershëm i Flaka Halitit do të bëjë që fyti t’ju shtrëngohet pak, muskujt t’ju kontraktohen – sidomos nëse e njihni modelin e reve që kamuflojnë rrezatimin në skajin e qiellit të konstruktuar prej saj.

Under the Sun – Explain What Happened [Nën diell – Shpjego çka ndodhi], si në shumë nga veprat e saj, artistja mori si pikënisje materialin ndërtimor të gjetur në kontekstin ushtarak. Në këtë rast, materiali që ajo përvetëson dhe përshtat rrjedh nga një bazë e mëparshme e KFOR-it, forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë. E vendosur pranë qytetit të Prizrenit, ajo është tani shtëpia e Autostradës Hangar, një institucion i ri kulturor që është zhvilluar nga Bienalja e Autostradës.

Ajo që mbërtheu artisten rreth materialit është ajo që mund të na intrigojë neve si shikues: një proces enigmatik është gdhendur në material, ka lënë pas një gjurmë, njëfarë fotografie, një pjesë dëshmie prekëse, një narrativë historike ende të patreguar. 

 

Flaka Haliti

Under the Sun – Explain What Happened  

2022

Instalim: çelik inoksi, plastikë, LED dhe skela

rreth 924 x 1085 x 120 cm

Komisinuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo, Kultur Ensemble Palermo, Autostrada Bienale, GrafX Studio, Bajrami dhe Deborah Schamoni Munich

Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.

28.10.2022 19.00-20.30
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Mediation Programme

Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

23.10.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve

Event

Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”

30.09.2022 16.00-18.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve