Artistic Intervention
Wheelchair Accessible, WC Available
• Pallati i Rinisë dhe Sporteveparticipants
Flaka HalitiNdërhyrje artistike – Flaka Haliti

Nëse keni parë ndonjëherë diellin të perëndojë në qielln e përndezur ose gacat e përflakura të luftës, horizonti i mistershëm i Flaka Halitit do të bëjë që fyti t’ju shtrëngohet pak, muskujt t’ju kontraktohen – sidomos nëse e njihni modelin e reve që kamuflojnë rrezatimin në skajin e qiellit të konstruktuar prej saj.
Në Under the Sun – Explain What Happened [Nën diell – Shpjego çka ndodhi], si në shumë nga veprat e saj, artistja mori si pikënisje materialin ndërtimor të gjetur në kontekstin ushtarak. Në këtë rast, materiali që ajo përvetëson dhe përshtat rrjedh nga një bazë e mëparshme e KFOR-it, forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë. E vendosur pranë qytetit të Prizrenit, ajo është tani shtëpia e Autostradës Hangar, një institucion i ri kulturor që është zhvilluar nga Bienalja e Autostradës.
Ajo që mbërtheu artisten rreth materialit është ajo që mund të na intrigojë neve si shikues: një proces enigmatik është gdhendur në material, ka lënë pas një gjurmë, njëfarë fotografie, një pjesë dëshmie prekëse, një narrativë historike ende të patreguar.
Flaka Haliti
Under the Sun – Explain What Happened
2022
Instalim: çelik inoksi, plastikë, LED dhe skela
rreth 924 x 1085 x 120 cm
Komisinuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo, Kultur Ensemble Palermo, Autostrada Bienale, GrafX Studio, Bajrami dhe Deborah Schamoni Munich
Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Mediation Programme

Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
23.10.2022 16.00-18.00
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Event

Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”
30.09.2022 16.00-18.00
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve