Hartëzimi i lëvizjeve subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup – Lançimi i librit në Shkup
Ju ftojmë në publikimin e librave “Hartëzimi i lëvizjeve subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup” që konsiston në tre libërtha të ndarë që hedh dritë mbi hulumtimin e bërë në secilin qytet.
Ky publikim është kulmimi i një hulumtimi afatgjatë të koordinuar nga Departamenti i Edukimit dhe Ndërmjetësimit i Manifesta 14 në bashkëpunim me Termokiss e që u udhëhoq nga këta hulumtues: Jeta Rexha, Rozafë Maliqi, Endrit Jashanica, Artan Sadiku, Gjorgje Jovanovik, Arba Bekteshi, Aurora Birbilaj dhe Doruntina Vinca. Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me një grup të ndryshëm artistësh, aktivistësh, organizuesish, shkollarësh dhe historianësh prej të gjithë rajonit. Jemi të gëzuar t’ju mirëpresim në këtë lançim në Qendrën e Pavarur Sociale dhe Kulturore “Dunja” në Shkup.
Hartëzimi i lëvizjeve subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup – Lançimi i librit në Shkup
Vendtakimi: Qendrën e Pavarur Sociale dhe Kulturore “Dunja”.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve