Performance

23.07.2022 21.00-21.45

Wheelchair Accessible, WC Available

Galeria Kombëtare e Kosovës

participants

Hristina Ivanoska

Document Missing: Performance no. 6 (Daughter) – Hristina Ivanoska

Document Missing: Broken Document Breaks out into Poetry,2022, © Hristina Ivanoska. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Roza Plaveva – kush, pyesni ju? – duhet kujtuar, por nuk kujtohet. Simotra maqedonase e Rosa Luxemburg-ut, Plaveva kaloi dekada duke luftuar për të drejtat e grave dhe punëtorëve.

Lindur në 1878 në Veles, ajo vdiq në 1970 në Beograd, megjithatë historia e rezistencës politike që u shpalos midis këtyre dy datave kryesisht është fshirë dhe harruar.

A mund të ringjallet Plaveva si figurë historike? A mund ta rigjejë zërin? A ka të vërtetë që të zbardhet nga copat? Pyetje të tilla përbëjnë bazën e projektit hulumtues afatgjatë të Hristina IvanoskësDocument Missing: The Intricate Sense of Truth in Oral Histories [Dokument i Humbur: Ndjesia e ndërlikuar e të vërtetës në historinë gojore], që filloi në vitin 2014.

Duke përvetësuar personin e Plavevës, artistja rikrijon situata dhe dokumente “që ishin dhe nuk ishin” në performanca, fotografi, objekte, punime tekstili, vizatime dhe tipografi.

Ndërsa instalimi i Ivanoskës reflekton mbi dobësitë e kërkimit në mungesë të provave materiale, shfaqja e saj paraqet një rast konkret: tregimin prapa persekutimit politik të vajzës së Plavevës, Nadezhdas. 

Shihni Hristina Ivanoskën tek performon Document Missing: Performance no. 6 (Daughter) në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës prej 21:00-21:45, të shtunën, më 23 korrik.

Event

Mbi arkivat. Bisedë me Battina Knaup dhe Hana Halilaj

29.10.2022 18.30-19.45
Galeria Kombëtare e Kosovës

Performance

You have no idea – Selma Selman

23.07.2022 20.15-20.45
Galeria Kombëtare e Kosovës

Performance

Baby Blues – Haveit Collective

23.07.2022 20.00-20.15
Galeria Kombëtare e Kosovës