Performance

23.07.2022 20.15-20.45

Wheelchair Accessible, WC Available

Galeria Kombëtare e Kosovës

You have no idea – Selma Selman

You have no idea U.S. Election Day, 2020. © Selma Selman. Photo © Cesar Hatum

“Nuk ia keni idenë – nuk ia keni idenë për gjithë jetën time”, thotë Selma Selman lidhur me këtë performancë më intime të sajën. “Ju nuk e dini se kush jam unë, as nuk ma njihni lumturinë a trishtimin.

Ju nuk dini asgjë për praninë ose mungesën e dhimbjes në jetën time, as se si ndihem në momentin që po performoj këtë pjesë para audiencës. Nuk ia keni ide“.

E vënë mes cenueshmërisë dhe dhunës, artistja flet, bërtet, çirret, pëshpërit, rënkon, vazhdimisht të njëjtën frazë. Me trupin, zërin dhe gramatikën e drejtpërdrejtë të refuzimit – kryefjalë kallëzues kundrinë – Selman u reziston supozimeve të gjinisë, racizmit dhe të kodifikuara ndryshe në lidhje me identitetin dhe përvojën e saj.

Deri në pikën e rraskapitjes, pothuajse të vetëshkatërrimit, ajo i ik vështrimit të tjetrit, sado dashamirës qoftë ai, me përsëritjen e saj të ashpër. Gjatë procesit, ajo zbulon fuqinë dhe dinamikën e empatisë, duke hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e saj si bazë për takimin politik. 

Shihni performancën live “You have no idea” të Selma Selman në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Kjo performancë do të regjistrohet dhe shfaqet si një instalacion përgjatë Manifesta 14 Prishtina.

Event

Mbi arkivat. Bisedë me Battina Knaup dhe Hana Halilaj

29.10.2022 18.30-19.45
Galeria Kombëtare e Kosovës

Performance

Document Missing: Performance no. 6 (Daughter) – Hristina Ivanoska

23.07.2022 21.00-21.45
Galeria Kombëtare e Kosovës

Performance

Baby Blues – Haveit Collective

23.07.2022 20.00-20.15
Galeria Kombëtare e Kosovës