Event

20.08.2022 18.00-19.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

participants

ICA-Sofia

Bisedë me artistë: Nikola Mihov

© Courtesy of the artist Nikola Mihov

Nikola Mihov do të prezantojë projektin e tij tw vazhdueshëm 31.12, i cili është pjesë e ekspozitës Self-splaining (triumf i empatisë) në Universitetin e Prishtinës, Galeria e Fakultetit të Arteve të organizuar nga ICA Sofje. 

Teksa vizitonte nënën e tij të sëmurë, artisti ndjeu dëshirën për të marrë rolin e Babadimrit. Për Krishtlindjet 2019 ai u shpërndau dhurata të gjithë banorëve – njerëz në moshë dhe gati të harruar në një komunitet që ndihet gjithnjë e më shumë si një kopsht fëmijësh. Banorja e fundit që i bëri dhuratë ishte nëna e tij. Cikli i jetës vazhdoi përmes punës së tij artistike, kujtimeve, arkivit familjar, që tregon historinë e një jete plot dashuri dhe punë. 

  

Teksti nga Luchezar Boyadjiev 

 

Më shumë rreth artistit: 

Nikola Mihov (l. 1982) është një artist, fotograf dhe kurator bullgar në Sofje. Punimet e tij janë prezentuar në ekspozita dhe festivale të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë: Les Rencontres d’Arles, Circulation(s) në Paris dhe The Athens Photo Festival. Librat e tij me fotografi janë pjesë e koleksionit Martin Parr në muzeun Tate. 

Që nga viti 2019 Nikola është pjesë e ekipit kuratorial të galerisë Synthesis në Sofje. Ai është bashkëthemelues i platformës photobook PUK! dhe ishte i kurator i ftuar i festivalit Sofia Art Book Fair (2017). Në kuadër të festivalit u prezentua projekti Riharro të kaluarën tënde, për të cilin ai ftoi më shumë se 30 artistë bullgarë dhe ndërkombëtarë të ndërhyjnë në kopje të ndryshme të librit të tij të mirënjohur fotografik Harroje të kaluarën tënde. 

 

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese