participants
Abi ShehuAbi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”
Më shumë për ekspozitën “Nekrografi”
Harta të vdekjes, avuj të kohës. Nekrologjia shqyrton vdekjen si ngjarje limit të biologjikes
njerëzore, ndërsa nekrografia krijon harta të kohësive të ndryshme të vdekjeve. Ka shumë vdekje,
kjo është premisë themelore e projektit, brenda njeriut dhe jashtë tij. Grafikët e vdekjes nuk pyesin
pse vdesim, por si vdiset? Imazhi fiton këtu funksionin e hartës, veçse ky hartim duhet imagjinuar
jo sipas një përbërësi hapësinor, por kohësor. Pra, nuk është hartografi që fikson territore të
caktuara, por që rikrijon nëpërmjet gjuhës filmike dhe fotografike lëvizjet e nëndheshme të
sipërfaqeve. Graphē është po ashtu rrënja greke për shkrimin. Në këtë kuptim, imazhet i
përshkojnë shtresat e hapësirës për të shkruar një gjeohistori të qenies, duke e bërë premisën e
këtij kërkimi sa estetike, aq edhe ontologjike.
Teksti nga Ester Celami
Oaza Programme
Lançimi i Programit të Fotografisë me Vigan Nimanin, Abi Shehun, Majlinda Hoxhën dhe Jochen Rohner
04.10.2022 13.00-00.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Open Tour
Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
25.10.2022 10.00-11.30
● Grand Hotel Prishtina
Workshop
Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”
11.08.2022 09.30-12.30
● Grand Hotel Prishtina