Për ato hapësira që ende kujtojmë/mbajmë pranë 

Gjatë njëzet viteve të fundit, Kosova ka patur një qasje neoliberale të modelit prej lartë-poshtë në lidhje me menaxhimin e hapësirave urbane të qytetit. Hapësirat publike të Prishtinës janë zhvilluar në mënyra të veçanta siç mund të vërehen prej mënyrave se si rrugët, sheshet, tarracat, çatitë dhe elemente të tjera urbane në mënyrë të palodhshme rriten mbi njëra-tjetrën.

Duke i rezistuar formave të ndryshme të shtypjes sociale, ekonomike, kulturore, arkitekturore, ndikimit të privatizimit dhe politikat neoliberale në mjedisin e qytetit, thirrja e Prishtinës për rikthim të hapësirave publike përbën një nga ambiciet kryesore për ta përfshirë në programin artistik dhe urban të Manifesta 14.

Hapërsirat: Gërmia Department Store, Kino Rinia, Çelësa Punues/Key Service, Qendra për Praktikë Rrëfyese 

Hapësirat e paraqitura në këtë itinerar, të hulumtuara në Vizionin Urban të Carlo Ratti-t, përbëjnë ato hapësira publike të periudhës komuniste me rëndësi në jetën kulturore të qytetit. Duke ndjekur rrjedhën e privatizimeve, shumë nga këto hapësira humbën funksionin e tyre parësor, që do të thotë se qytetarët e patën të pamundur të ruanin kujtimet e tyre të vizitës së tyre të para në Kino Rini apo në Shtëpinë e Mallrave Gërmia, dikur pika më e frekuentuar urbane e qytetit, apo ish-bibliotekën “Hivzi Sylejmani” që formësoi mendjet letrare të disa brezave.  

Manifesta 14 Prishtina do të rihapë disa nga këto hapësira për publikun duke rikrijuar ambiente ku të gjithë mund të takohemi sërish, të kalojmë kohë me njëri-tjetrin, të ndjejmë nostalgji dhe të paramendojmë të ardhmet e mundshme përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane.

Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: