Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, Public Restrooms

Banesa

participants

Alicja Rogalska

Ndërhyrje artistike – Alicja Rogalska

Sister Flats, 2022. © Alicja Rogalska. Photo © Manifesta 14 Prishtina | Ivan Erofeev
Sister Flats, 2022. © Alicja Rogalska. Photo © Manifesta 14 Prishtina | Ivan Erofeev

Radhët e shtëpive identike janë pamje e zakonshme në Kosovë. Të njohura si “shtëpi vëllezërish”, ato dëshmojnë forcën e lidhjeve familjare dhe barazinë e solidaritetin performativ – midis burrave. Motrat rrallë përfshihen në këtë praktikë ose në trashëgiminë familjare, duke siguruar kështu varësinë financiare nga baballarët, vëllezërit, bashkëshortët dhe bijtë.

Sister Flats [Banesat Motra] na fton të imagjinojmë se si gjërat mund të ishin ndryshe, si pasuria dhe pushteti mund të shpërndahen drejt, dhe strukturat e shtypjes të shpërbëhen. I zhvilluar në dialog me aktivistet feministe kosovare, projekti i Alicja Rogalska-s propozon motërzimin si pikënisje.

Duke marrë hua nga teatri imersiv, dhomat e arratisjes dhe muzetë etnografikë, artistja e vë kërkimin brenda sferës familjare. Vend i shumë shtypjeve gjinore, ai mund të mbajë brenda edhe çelësin e emancipimit. Të hënave, kur hapësira do të jetë e mbyllur për publikun, ajo do të përdoret për sesione këshillimi ligjor për gratë vendase. 

Alicja Rogalska

Sister Flats

2022

Instalim performativ

Banesat Motra është porositur dhe bashkëprodhuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe Urbane Künste Ruhr.

Event

Diskutim mbi dhunën ekonomike me Arrita Rezniqin dhe Xhulieta Devollin në moderimin e Lendita Idrizit

04.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Workshop

Këshillim ligjor falas në hapësirën e Manifesta 14 Prishtina – Banesa

01.08 → 30.10.2022 10.00-18.00
Banesa