Performance
Wheelchair Accessible, WC Available
• Galeria Kombëtare e Kosovësparticipants
Haveit CollectiveBaby Blues – Haveit Collective
HaveIt u formua në vitin 2011 si një akt i rezistencës publike. Alketa dhe Lola Sylaj, dhe Vesa e Hana Qena – dy çifte motrash – performuan si pjesë e një vale protestash publike kundër kulturës së dhunës ndaj grave.
Shkaktuar nga vrasja e Diana Kastratit në duart e ish-burrit të saj, ky do të ishte veprimi i parë i ndërgjegjësimit për çështjet që njerëzit preferojnë t’i fshehin nën qilim. Me Baby Blues, ato e kthejnë vëmendjen te një formë më pak e prekshme e dhunës: kodi shtypës i sjelljes që pritet nga gratë rreth martesës dhe amësisë.
Figurat në këtë shfaqje u frymëzuan nga personazhi i Laura Brown në filmin Orët (The Hours). Një shtëpiake “përparimtare dhe gati për skandal e privilegjuar”, ajo gjendet duke u mbytur në mërzinë e amvisërisë.
Për katër gratë në performacë, agjencia e të cilave kufizohet në komandimin e karrocës në dyqan, sfera e tyre e ndikimit në supermarket, është trupi i dridhur që artikulon shenjat e para të rezistencës.
Performanca Baby Blues do të mbahet prej 20:00-20:15, të shtunën më 23 korrik.
Event
Mbi arkivat. Bisedë me Battina Knaup dhe Hana Halilaj
29.10.2022 18.30-19.45
● Galeria Kombëtare e Kosovës
Performance
Document Missing: Performance no. 6 (Daughter) – Hristina Ivanoska
23.07.2022 21.00-21.45
● Galeria Kombëtare e Kosovës