Punëtori/Ligjëratë në Hapësirën e Ndërtimtarisë me Mariela Gemisheva & Venera Mustafa
Na u bashkoni për punëtorinë mbi modën në Hapësirën e Ndërtimtarisë në Qendrën për Praktikë Rrëfyese. Në këtë punëtori dhe leksion do të eksplorohet më shumë mbi tekstilet, modën, feminizmin dhe praktikat e Venera Mustafës dhe Mariela Gemishevës.
Më shumë për Mariela Gemisheva:
Mariela Gemisheva është padyshim një nga emrat më të ndritur të modës dhe dizajnit bullgar. Në fakt, ajo është një artiste e cila e përdor gjuhën e artit bashkëkohor dhe krijon veshje që kthehen në pjesë arti. Në shfaqjet e saj të modës, modelet tejngrihen në nivelin e skulpturave që mund të ecin. Mes tyre artistja flet për revoltën e feminizmit, për zhvillimet dhe kontradiktat mbi feminizmin modern; ajo angazhohet me një dialog kompleks mes statuseve të ndryshme sociale dhe hapësirave spirituale të botës së sotme.
Ass. Prof. Mariela Gemisheva, PhD u lind në Kazanluk të Bullgarisë. Ajo është një dizajnere mode dhe artiste në fushën e performancës, instalacionit dhe objekteve. Ajo ligjëron kursin e titulluar “Fashion Project” në Departamenetin e Modës në Akademinë Kombëtare të Artit në Bullgari. Mariela Gemisheva njihet për punimet e saj të shumta e mbreslënëse eksperimentuese në fushën e dizajnit, modës dhe artit performativ. Shpesh ajo merr rolin e model përballë kamerës së Alexandër Neshkov në “Self-Portrait” (2008). Për të arti është: “ praktikë, komunikim, proces dhe punë e palodhshme – një formë e dinamikës ku matet ritmi yt ditor” (nga “Self-reflection”, një bisedë me Vladiya Mihaylova mbi modën, artin dhe gruan moderne të publikuar në “Intelligent Life”, pranverë 2008).
Mariela Gemisheva është një dizajnere kryesore mbi koleksionet autoriale të modëes në forume ndërkombëtare të modës si në Asamblenë Designefestival në Graz dhe MODEPALAST në Vienë (2005-2016). Provokimi është një element kyç në punën e saj, në fjalët e kuratorit amerikan Roger Conover ( marrë nga katalogu “In Search of Balkania”, 2002: “ ajo është e paimitueshme në transformimin e limitimit në një përparësi”.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve