opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Sheshi “Zahir Pajaziti”
Një udhëkryq i shquar në qendër të Prishtinës, Sheshi Zahir Pajaziti lidh bulevardin Nënë Tereza me rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës. Hoteli Grand, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë dhe Sporteve dhe vende të tjera të rëndësishme të qytetit mund të mbërrihen brenda pak minutash.
E emëruar sipas Komandit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo hapësirë e frekuentuar publike u rindërtua në vitin 2013 nga Komuna e Prishtinës, me qëllimin e krijimit të lehtësisë në lëvizje brenda qytetit si dhe organizimin e ngjarjeve kulturore dhe sportive.
I rrethuar nga kafenetë, sheshi është një vend për t’u ulur, çlodhur dhe vëzhguar qytetin në ndryshim. Në të gjen gjallëri në çdo moment të ditës pasi është një vend në të cilin qytetarët mblidhen si për të përdorur të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht e gjithashtu për t’u relaksuar me miqtë dhe për të ndërvepruar.
Sheshi “Zahir Pajaziti mban veprimtari të shumëllojshme brenda vetes, duke përfshirë librashitës karizmatikë, kioskat e të cilëve janë të tejmbushura me tituj të vjetër librash të zhanreve të ndryshëm.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Ilir Dalipi
22.07
→
30.10.2022 00.00
● Sheshi "Zahir Pajaziti"
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Susan Phillipsz and Radio International Collective
22.07
→
30.10.2022 00.00
● Sheshi "Zahir Pajaziti"