Sheshi "Adem Jashari", Prishtinë

Wheelchair Accessible

                      

opening hours

Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00

Sheshi “Adem Jashari”

Adem Jashari Square © Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
Adem Jashari Square © Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

E gjendur në një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit, sheshi “Adem Jashari” është një pikëtakim i natyrshëm për banorët e Prishtinës. Ky vend mban e emrin e Adem Jasharit, Komandantit të nderuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në këtë shesh gjendet dhe monumenti i Bashkim-Vllaznimit. Është një hapësirë e përkryer për momente rehatie, e shpesh gjenden familje e gjenerata të ndryshme në një pikëtakim për t’u çmallur dhe për miq të rinj e të vjetër për t’u rilidhur, folur dhe ndërvepruar.

Anët e këtij sheshi janë të mbuluara me pemë, gjë që e bën këtë shesh një hapësirë me hije, të duhur për t’u rehatuar në ditët e nxehta të verës. Kjo hapësirë ka qasje për karriget me rrota dhe përbën një model që nxit qasshmërinë për eventet publike në Kosovë. Në sheshin “Adem Jashari” mbahen shpesh evente dhe prezantime të ndryshme të spektrit social-kulturor.

Permanent

Artistic Intervention

Artistic Intervention – Ugo Rondinone

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Sheshi "Adem Jashari"

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Lulzim Zeqiri

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Sheshi "Adem Jashari"

Participating Artists