opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Rilindja
E njohur nga vendasit si Rilindja, Shtypshkronja Rilindja ka luajtur një rol të rëndësishëm si gazetë dhe si shtëpi botuese. Në fund të shekullit të XX, kjo ndërtesë ishte pjesë e zhvillimit të valës së stilit brutalist në Kosovë dhe njëkohësisht ishte një nga ndërtesat më të larta të Prishtinës. Rilindja u ndërtua në vitin 1971 dhe u kthye në shtëpinë e shumë gazetave dhe periodikëve të kohës. Atëbotë ishte gazeta e dytë më e madhe në Ballkan duke arritur një lexueshmëri prej 234, 000 vetësh gjatë muajve të fundvitit në fillim vitet e 90-ta. Kjo ndërtesë bëri bashkë shumë shkrimtarë, aktorë kulturorë, redaktorë e intelektualë të cilët krijuan valën e modernizmit në letrat shqipe në Kosovë në vitet e 70-ta.
Kjo ndërtesë u përdor përgjatë 20 vitesh e pas Luftës së Kosovës, Rilindja u privatizua dhe të gjitha makineritë dhe materialet e shtypjes u hoqën prej ndërtesës. Pas pak dekadash, Rilindja u kthye në një hapësirë entuziaste për skenën elektronike të Prishtinës duke përfshirë kryesisht aktivitetet e kolektivit Hapësira. Tanimë Pallati i Shtypit Rilindja mban në brendi katër ministri, një klub nate, dy stacione televizive dhe një palestër.
Permanent
Past
Event
veneramustafa: Past particles (Sfilatë Mode) Pjesë e REDO Prishtina— programi i përvitshëm i eventeve dedikuar ndaj dizajnit grafik dhe arteve pamore në Prishtinë
08.10.2022 21.00-23.00
● Rilindja