Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Rilindja

participants

Cevdet Erek

Ndërhyrje artistike – Cevdet Erek

Brutal Times, 2022, © Cevdet Erek. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Brutal Times, 2022, © Cevdet Erek. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Brutal Times, 2022, © Cevdet Erek. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Rilindja është ikonë e arkitekturës brutaliste. Ajo u projektua nga Georgi Konstantinovski dhe u ndërtua në vitet 1970 për të pritur shtëpinë e parë botuese të Kosovës, Pallatin e Shtypit Rilindja. Këtu u botua gazeta jugosllave në gjuhën shqipe, Rilindja.

Në dekadat që pasuan, ajo funksionoi si vend i privilegjit kulturor, ashtu edhe – me prishjen e Jugosllavisë – si antitezë e tij. Së fundmi, ajo mirëpriti një sërë ngjarjesh të muzikës elektronike organizuar nga kolektivi Hapësira, të cilët kanë advokuar që ky vend të mbrohet dhe të shndërrohet në një hapësirë kulturore multidisiplinare. Në Brutal Times [Kohë Brutale], Cevdet Erek i përgjigjet turbullirës politike që qëndron në themel të ndryshimeve të shumta në funksionin, identitetin dhe pamjen e Rilindjes.

Duke u përfshirë në një pjesë tash të braktisur të ndërtesës, artisti nxjerr në pah të përkohshmet e ngulitura brenda boshllëkut të pasprivatizimit: duke përdorur grafikë, drita dhe tinguj, të lidhur me procesin e prodhimit të gazetave dhe muzikës techno.

Ritmet janë bazuar në kronologjinë e Rilindjes, që shtrihet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet 1990: një sekondë e veprave të artit përfaqëson një ditë në histori. Me këtë mjedis, Erek krijon një hapësirë të kujtesës dhe përvojës së mishëruar, duke ngritur pyetjen se çka vjen më pas.

Cevdet Erek

Kohë brutale 

2022 

Instalacion në vend specifik me tinguj shumëkanalësh, grafika lëvizëse në mur LED, drita lëvizëse dhe ndërhyrje arkitekturore 

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Shoqata SAHA 

Event

veneramustafa: Past particles (Sfilatë Mode) Pjesë e REDO Prishtina— programi i përvitshëm i eventeve dedikuar ndaj dizajnit grafik dhe arteve pamore në Prishtinë

08.10.2022 21.00-23.00
Rilindja

Event

Manifesta Nights X Hapësira

21 → 22.10.2022 10.00-03.00
Rilindja