Qendra për Praktikë Narrative, tani është hapur si një hapësirë ​​kulturore, për edukim dhe hapësirë punuese në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës vendosi të rivitalizojë ndërtesën e ish-Biblotekës Hivzi Sylejmani duke ja cakuar atë Manifesta 14. Me rastin e bienales Manifesta 14 Prishtina, ajo është rinovuar tërësisht dhe është shndërruar në Qendrën për Praktikë Narrative, vend qendror i Programit Artistik dhe Edukativ të Manifesta 14 Prishtinë. Me mbështetjen e partnerëve të saj, Manifesta 14 Prishtina ka konceptuar dhe përshtatur bibliotekën e dikurshme në një institucion të ri ndërdisiplinor për bashkë-krijim të programeve artistike, arsimore dhe komunitare.

Hapësira është e lirë për t’u përdorur nga njerëz krijues të fushave të ndryshme kulturore dhe akademike si një hapësirë ​​punuese dhe takimi, ndërsa organizatat e jashtme ftohen të përdorin hapësirën për ngjarjet e tyre. Orari i punës është nga e hëna në të premten, nga ora 10.00 deri në 18.00.

këtë, broshurë, ju mund të shikoni hapësirat që ne ofrojmë në Qendrën për Praktikë Narrative.

Për kërkesa për ngjarje dhe rezervime ju lutemi na kontaktoni në cnp@manifesta.org

Ndiqni @cnp_prishtina në Instagram për përditësime të mëtejshme

Procesi i rinovimit dhe transformimit është bërë i mundur me mbështetjen bujare fianciare të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut. UNDP – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ishte partneri kryesor i Manifesta për ekzekutimin e rinovimeve. Vazhdimi është konfirmuar dhe do të udhëhiqet nga Fondacioni Manifesta 14 Prishtina, ndërsa Qendra qëndron në pronësi të Komunës së Prishtinës.