Çka është Manifesta?

Manifesta u themelua në fillim të viteve 1990 si një bienale nomade evropiane e artit bashkëkohor, duke iu përgjigjur realitetit të ri shoqëror, kulturor dhe politik që u shfaq pas Luftës së Ftohtë.

Duke ndjekur dëshirën për të eksploruar territorin psikologjik dhe gjeografik të Evropës dhe për të siguruar një platformë dinamike për shkëmbim kulturor në të gjithë rajonin, ajo zhvillohet çdo dy vjet në një qytet tjetër evropian. Së bashku me Bienalen e Venecias dhe documenta në Kassel, Manifesta është një nga ngjarjet më të shquara të artit në Evropë.

 

Si përzgjihen qytetet nikoqire? 

Që nga viti 1996, Manifesta është zhvilluar në Roterdam, Luksemburg, Lubjanë, Frankfurt, Donostia / San Sebastián, Trentino T Tiroli Jugor, Murcia, Genk, Shën Petersburg, Cyrih, Palermo dhe së fundmi Marsejë, Francë.

Qytetet nikoqire të Manifesta zgjidhen nga Bordi Mbikëqyrës i Fondacionit Manifesta pasi qytetet paraqesin një ofertë deri në katër vjet përpara një edicioni.

Edicionet e ardhshme të Manifesta do të mbahen në Barcelonë në 2024 dhe në Ruhr Area në Gjermani në 2026.

 

Si erdhi Manifesta në Prishtinë?

Manifesta u ftua në qytetin e Prishtinës nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kabineti i tij. Oferta u drejtua nga Yll Rugova, atëherë Drejtor i Kulturës i Komunës së Prishtinës, së bashku me disa nga proponentët kyq të kulturës nga Prishtina.

Oferta për Prishtinën u fokusua në rikthimin e hapësirës publike dhe krijimin e një institucioni të ri ndërdisiplinor dhe në pranverën e vitit 2019, Prishtina u zgjodh si Qyteti i 14-të nikoqir i Manifesta.

Do të jetë hera e parë që Manifesta do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Dëshira për të integruar një institucion të ri kulturor ndërdisiplinor ishte me interes të madh për Manifesta dhe përputhej drejtpërdrejt me misionin e Manifesta për t’u shndërruar nga një prodhues i ekspozitave në një inkubator të programeve të qëndrueshme afatgjate në zhvillimin urban, arsimin, artin bashkëkohor dhe kulturën.

Manifesta u ftua nga Komuna e Prishtinës për të krijuar një ndikim të gjerë dhe gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm përmes një programi 100-ditor për bienalen e vitit 2022. Manifesta 14 po krijon gjithashtu një program bashkëpunimi rajonal me më shumë se 10 partnerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si të ndjekim Manifesta 14 Prishtina?

Ne dëshirojmë që të gjithë të vizitojnë Manifesta 14 Prishtina. Për këtë arsye, të gjitha eventet dhe ekspozitat tona mund të vizitohen pa pagesë. Gjithashtu, nuk do të ketë bileta paraprake për Manifesta 14 Prishtina. Për të parë një ekspozitë, mund thjesht të paraqiteni në një nga hapësirat në të cilat do të jenë ekspozitat gjatë orareve të hapjes. Qëndroni në kontakt me faqen tonë të uebsajtit gjatë muajve në vijim për të parë ngjarjet më të fundit, programin tonë dhe turet me udhëzues.

Cili është modeli i financimit të Manifesta dhe posaçërisht për Manifesta 14 Prishtina?

Çdo edicion i Manifesta, përfshirë dhe Oferta e M14 Prishtina, vjen me një pasqyrë financiare dhe një konfirmim të një buxheti bazë të siguruar i cili zhvillohet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në emër të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sipër këtij buxheti bazë, çdo edicion i ri ngrit një shtesë prej 30% përmes Fondacionit Manifesta nga sponsorë ndërkombëtarë, OJQ dhe partnerë të jashtëm.

Fondacioni Manifesta ka siguruar një grant të madh nga BE, si dhe fonde të ndryshme nga Holanda me një total prej më shumë se 1,5 milion euro.

Buxhetet e edicioneve të mëparshme të bienaleve Manifesta kanë lëvizur midis gjashtë dhe tetë milion euro.

 

Cili ka qenë ndikimi i Manifesta?

Secili edicion i Manifesta komisionon një studim të pavarur për të matur ndikimin cilësor të Manifesta përmes dëshmive të pjesëmarrësve, palëve të interesit dhe publikut dhe ndikimin sasior përmes mbledhjes së të dhënave (financiare).

Për shembull, Qyteti i Cyrihut ndau një buxhet prej 5.2 milion euro për bienalen. Impakti direkt ekonomik ishte 21,2 milion euro, i cili jep një të ashtuquajtur ‘kthim në investim’ për Qytetin e Cyrihut për katër-fish.

Nga Manifesta12 Palermo, mësuam se 61.6% e vizitorëve ishin jo-lokalë dhe 42.4% udhëtuan në Palermo posaçërisht për të parë Manifesta. Impakti direkt ekonomik i vizitorëve jorezidentë ishte 11 milion euro.

 

Cili është roli i Komunës së Prishtinës brenda Manifesta 14?

Qyteti i Prishtinës quhet Nikoqir i Manifesta, pasi që është Komuna e Prishtinës ishte ajo që paraqiti një ofertë për të ftuar Manifestën të zhvillohej në qytet. Së bashku me Fondacionin Manifesta, Komuna e Prishtinës është partneri iniciues i projektit dyvjeçar Manifesta 14 Prishtina.

Oferta për të mirëpritur Manifestën u përqendrua në rikthimin e hapësirës publike dhe krijimin e një institucioni të ri ndërdisiplinor. Këto synime janë përkthyer:

  • Të krijojë një program artistik ndërkombëtar 100-ditor në hapësirat publike dhe institucionale në të gjithë qytetin
  • Të hulumtojë rëndësinë e kulturës në një shoqëri në ndryshim
  • Të revitalizojë lokacionin pasindustrial, Fabrikën së Tullave
  • Të krijojë një institucion të pavarur kulturor
  • Të rimarrë hapësirat publike për qytetarët e Prishtinës

Manifesta 14 Prishtina vazhdon të punojë ngushtë me administratën e Komunës për zhvillimin e programit, për mbledhjen e fondeve dhe strategjitë e komunikimit.

 

Cili është roli i fondacionit dhe bordit të Manifesta14 Prishtina?

Për çdo edicion të Manifesta krijohet një entitet i ri juridik i cili është përgjegjës për konceptualizimin dhe ekzekutimin e bienalës, financimin dhe trashëgiminë e tij. Fondacioni Manifesta 14 Prishtina u themelua nga Fondacioni Manifesta dhe Komuna e Prishtinës si partnerë iniciues.

Si organi më i lartë drejtues, Bordi ka përgjegjësinë për konceptualizimin, zhvillimin dhe organizimin e Manifesta 14 Prishtina. Ndërsa është zyrtarisht përgjegjëse për gjithë Manifesta 14 Prishtina, Bordi nuk është i përfshirë në zhvillimin e përmbajtjes artistike ose drejtimin e përditshëm të organizatës. Një Komitet Shkencor dhe një Komitet Nderi do të përbëhen për të mbështetur dhe këshilluar Manifesta 14 në Prishtinë.

 

Kush është në Bordin e Fondacionit Manifesta 14 Prishtina dhe nga kush janë emëruar?

Fondacioni Manifesta 14 Prishtina u themelua nga Fondacioni Manifesta dhe Komuna e Prishtinës si partnerë iniciues. Të dy partnerët iniciues caktojnë një numër të barabartë të anëtarëve të bordit. Në këtë moment Bordi ka shtatë anëtarë. Tre anëtarët e bordit të emëruar nga Fondacioni Manifesta janë Drejtorja Themeluese e Manifesta Hedwig Fijen, avokati holandez Niels de Ru dhe ish-Këshilltari i Kulturës së Palermo, Andrea Cusumano.  Tre anëtarët e emëruar nga Komuna e Prishtinës janë Yll Rugova si nënkryetar i Bordit, kryeredaktorja e Kosovo 2.0 Besa Luci dhe Vesa Sahatçiu, Këshilltare për Kulturë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Si ka ndikuar pandemia Covid-19 në procesin e fillimit të Manifesta 14 Prishtina? 

Anëtarët ndërkombëtarë të Manifesta vizituan Prishtinën në disa raste në 2018 dhe 2019.

Vizita e fundit e Drejtores në Prishtinë ishte në janar 2020 para se bota të mbyllej për shkak të pandemisë Covid-19. Ekipi ndërkombëtar i Fondacionit Manifesta bie nën ligjin holandez dhe nuk ishte në gjendje të udhëtonte për shkak të kufizimeve të udhëtimit holandez deri në maj 2021.

Në tetor 2020, Manifesta punësoi një ekip profesionistësh në Prishtinë për të ndërtuar fondacionin në Kosovë, duke përfaqësuar sektorë të ndryshëm kulturorë në Kosovë. Ky ekip lokal do të zgjerohet në muajt e ardhshëm dhe do të jetë shtylla e aktiviteteve të Manifesta në Prishtinë. Ata do të punojnë nën përgjegjësinë përfundimtare të ekipit ndërkombëtar të Fondacionit Manifesta.

 

Si do të fillojë programi bienal i Manifesta 14 Prishtina?

Manifesta gjithmonë fillon aktivitetet e saj duke krijuar një studim të thelluar urban të qytetit nikoqir për sa i përket hulumtimit dhe hartëzimit së çështjeve dhe strukturave lokale.

Për të filluar në vitin 2020, organizata Manifesta 14 krijoi një proces të thelluar kërkimor para bienal, që përfshinë një vizion dhe intervenime urbane nga Carlo Ratti Associati dhe MIT Senseable City Lab, një seri prej 10 punëtorive të konsultimit me qytetarëve nga Studio LA e themeluar nga arkitektja boshnjake-holandeze Arna Mačkić dhe arkitektja holandeze Lorien Beijaert, si dhe hartëzimin e komuniteteve me akterë lokalë siç është Termokiss dhe një seri me mbi 8 punëtori të pritshmërive me anëtarët kryesorë të komunitetit kulturor dhe civil në Prishtinë.

Ky hulumtim bëhet për të hartuar identitetet sociale, ekonomike, urbane, gjeografike dhe kulturore nga këndvështrime të ndryshme për të krijuar një terren dhe themel të programit dyvjeçar.

Manifesta14 filloi programin e saj para bienal në verën 2021 me një bashkëpunim me Bienalen Autostrada dhe do të vazhdojë me një seri bashkëpunimesh nga shtatori 2021 deri në hapjen e bienalës më 2022.

Bienalja do të përbëhet nga 100 ditë ekspozita, ngjarje, punëtori dhe aktivitete të tjera nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022.

 

Në cilat hapësira do të punojë Manifesta14 Prishtina dhe cilët do të jenë bashkëpunëtorët kryesorë?

Pika kryesore brenda ofertës së paraqitur nga Komuna e Prishtinës, ishte se programi i Manifesta14 do të riaktivizonte hapësirën publike brenda qytetit dhe do të ndihmonte qytetarët e Prishtinës të rimarrin këtë hapësirë ​​publike.

Përmes dëgjimit të njerëzve të Kosovës dhe përmes punës me ta, Manifesta 14 synon të fitojë një kuptim të qartë të asaj që mungon në infrastrukturën kulturore sociale të Prishtinës. Objektivi i Manifesta 14 në këtë periudhë post-Covid është të krijojë projekte të qëndrueshme të cilat do të përforcojnë infrastrukturën kulturore të Prishtinës të cilat më pas mund të përdoren nga shoqëria kulturore dhe civile.

Manifesta14 do të zhvillohet në të gjithë kryeqytetin e Kosovës me një seri të Ndërhyrjeve Artistike në vendet ikonike dhe hapësirat publike të cilat janë thelbësore për të kuptuar rrëfimin historik e kulturor të qytetit. Këto do të jenë ndërhyrje specifike për vendin, të komisionuara për artistët vendas dhe ata ndërkombëtarë. Lista e këtyre do të shpallet në pranverën e vitit 2022.

Përveç kësaj, Manifesta14 synon të krijojë një Qendër Produksioni për praktikuesit lokalë të kulturës në ish-Bibliotekën Hivzi Sulejmani. Kjo bibliotekë historike iu akordua Manifesta14 nga Komuna e Prishtinës dhe shpresojmë se do të bëhet një pjesë e integruar e infrastrukturës kulturore të Prishtinës për vitet që vijnë, për tu përdorur nga praktikuesit lokalë të kulturës në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare si Rijksakademie nga Holanda.

Lokacioni më i rëndësishëm pasindustrial i Prishtinës i quajtur Fabrika e Tullave do të jetë një vend tjetër për t’u hulumtuar dhe riaktivizuar përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane të cilat synojnë të krijojnë një revitalizim afatgjatë të zonës me organizatat ndërkombëtare të pranishme.

Çdo edicion i Manifesta përfshin të ashtuquajturat Ngjarje Paralele krahas programit kryesor, për të cilat profesionistë dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare janë të ftuar të propozojnë projekte që do të shfaqen brenda bienales.  Çdo edicion krijon një koncept të ri të programit të Ngjarjeve Paralele për të lidhur komunitetet artistike, kulturore dhe profesionale lokale dhe ndërkombëtare të qyteteve nikoqire në një mënyrë të qëndrueshme. Krahas mbështetjes financiare dhe përfshirjes brenda programit të bienales, Ngjarjet Paralele marrin mbështetje të plotë të komunikimit në kanalet dixhitale dhe analoge.

Për Manifesta 14, organizata po rishikon mundësitë për të ndryshuar formatin e këtyre Ngjarjeve Paralele dhe për t’i integruar ato brenda programit kryesor, siç ishte rasti për Manifesta 13 Marsej. Këto projekte do të ishin një ndërmarrje e përbashkët e një organizate kulturore ndërkombëtare me një organizatë lokale dhe do të zgjidhen përmes një Thirrje të Hapur që do të hapet në vjeshtë të 2021.

 

Si dhe kur do të shpallen Ndërmjetësuesit Kreativ?

Për secilin program bienal, Manifesta zgjedh programues ose kuratorë ndërkombëtarë të quajtur Ndërmjetësues Kreativ të cilët veprojnë si truri artistik i programit të bienales.

Për Manifesta 14 një grup i vogël i kandidatëve do të ftohet në verën e vitit 2021 për të hulumtuar qytetin e Prishtinës dhe për të krijuar një propozim. Pas miratimit të propozimit nga Bordi si dhe nga ekipi i Manifesta 14, Ndërmjetësuesi (t) Kreativ do të gdhendet brenda strukturës organizative të Manifesta 14 Prishtina. Në tetor 2021, pas miratimit nga bordi dhe ekipi i Manifesta, u emërtua shkrimtarja dhe kuratorja e arteve me origjinë nga Australia, me qendër në Berlin, Catherine Nichols si Ndërmjetësuese Kreative për Manifesta 14 Prishtina. Nichols do të rrënjëzohet brenda strukturës organizative, duke bashkëpunuar dhe duke përfshirë punën e hulumtimit para dyvjeçar të bërë nga CRA-Carlo Ratti Associati dhe Studio L A.

Nëse qoftë se keni ndonjë pyetje specifike, atëherë ju lutemi na kontaktoni përmes platformave tona të mediave sociale ose na dërgoni email në m14@manifesta.org