Përkraheni Manifestën

Fondacioni Ndërkombëtar Manifesta me qendër në Amsterdam, Hollandë, nuk merr ndonjë financim të përhershëm nga ndonjë organ publik. Çdo edicion i Manifestës është unik, me vendndodhje specifike dhe mbështetje lokale nga cdo qytet mikpritës.
Për Manifesta 14 Prishtina, një organizatë e pavarur jofitimprurëse e regjistruar ligjërisht në Prishtinë u krijua në vitin 2020. Bordi i Manifesta 14 Prishtina përbëhet nga anëtarë të emëruar si nga Fondacioni Ndërkombëtar i Manifestës ashtu edhe nga Komuna e Prishtinës. Fokusi kryesor i Bordit është në aspektet qeverisëse dhe financiare të fondacionit.

Përderisa qyteti mikpritës garanton buxhetin bazë, Manifesta duhet të mbledhë më shumë fonde për secilin edicion, në mënyrë që të gjenerojë fondet e nevojshme nga donatorë publik, të korporatave e ata privat, që të zhvilloj një program të kualitetit të lartë artistik specifik për qytetin mikpritës dhe komunitetet e tij. Prandaj, Manifesta vazhdimisht kërkon partnerë dhe mbështetës të rinj për të ndihmuar që çdo edicion të jetë i suksesshëm dhe i vlefshëm për vendin ku organizohet.
Nëse jeni të interesuar të ndihmoni Manifesta 14 Prishtina që të jetë i suksesshëm dhe të arrijë qëllimin për krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm, atëherë ju lutemi kontaktoni me:
Marieke van Hal
Drejtuese e Kërkimit dhe Zhvillimit
mariekevanhal@manifesta.org
Mob.+31 615 622 459
Rina Gurgule
Koordinatore e Zhvillimit
rinagurgule@manifesta.org
Mob. +383 43 887 557