Manifesta 14 Prishtina fton propozime për Projekte nga Kosova

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, me nikoqir Komunën e Prishtinës si bashkë-organizatore e Manifesta 14 Prishtina, një program 100 ditor i ngjarjeve dhe punëtorive artistike dhe ndërhyrjeve urbane nga data 22 korrik deri më 30 tetor 2022. 

Për edicionin e saj të parë në Ballkanin Perëndimor, Manifesta 14 Prishtina po zhvillon një program të qëndrueshëm që përmban jo vetëm një numër të madh ndërhyrjesh dhe ekspozitash të kuruara, por gjithashtu funksionon si një forum ndërdisiplinor evropian që heton dhe katalizon ndryshimet pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore. 

Në çdo qytet, ekipi i Manifesta punon me një ekip ndërdisiplinor të planifikuesve urbanë, arkitektëve, ndërmjetësuesve kulturorë dhe kreativ për të krijuar një program shumë-shtresor të bazuar veçanërisht në identifikimin e kontekstit lokal të qytetit nikoqir dhe shumëllojshmërisë së komuniteteve të tij. Kjo metodologji pjesëmarrëse përdoret kryesisht për të integruar sa më shumë që të jetë e mundur artistë, institucione, organizata, producentë dhe projekte kulturore nga qyteti nikoqir në programin 100-ditor të bienales. 

Prishtina është kryeqyteti më i ri i Evropës, me një dinamikë mbresëlënëse dhe skenë artistike në rritje që është gjithnjë e më e pranishme në nivel ndërkombëtar. Prishtina ka kushtet optimale për të qenë një vend ku transformimet e frytshme të iniciuara nga Manifesta 14 bëhen një realitet i qëndrueshëm si në aspektin e zhvillimit të përmbajtjes artistike në lokacione specifike ashtu edhe në rimendimin dhe riformësimin e strukturës së të ardhmes së bienaleve në përgjithësi.

Si shihen, si kallxohen, si ndjehen: rrëfimet nga Kosova në qendër të programit të Manifesta 14 Prishtina

Edicioni i 14-të i Manifesta, i titulluar “Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe”, merr sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të rrëfimit kolektiv. Sfida është të kuptojmë se si të bashkëprodhojmë, bashkë-zhvillojmë, tregime të rikuperimit ende të mundshëm, që mbajnë rrëfimet e gjalla për ata që vijnë më pas.

Nën drejtimin artistik të Ndërmjetësueses Kreative Catherine Nichols, koncepti kuratorial e pozicionon rrëfimin e tregimeve si një strategji vendimtare të mbijetesës. Përmes rrëfimit të tregimeve të ndryshme, bienalja synon të bëhet një platformë gjithëpërfshirëse dhe e larmishme ku hierarkitë dhe kufijtë zhduken. Manifesta 14 Prishtina do të përzgjedhë tregime/projekte që trajtojnë dhe vijnë nga kultura e Kosovës dhe qytetarët e saj. Në kuadër të programit të Manifesta 14 Prishtina, nuk do të ketë dallim ndërmjet pjesëmarrësve ndërkombëtarë dhe vendorë, por tregime që eksplorojnë lokacione, vende dhe histori të ndryshme të qytetit të Prishtinës dhe që do të jenë pjesë e integruar e programit të kuruar. Ndryshe nga edicionet e mëparshme të Manifesta, të gjitha projektet lokale do të  financohen, si dhe do të  marrin mbështetje komunikimi dhe logjistike nga ekipi i Manifesta. Përmes kësaj qasjeje, Manifesta 14 po merr formë dhe po mëson nga qyteti i Prishtinës, duke i dhënë zë qytetarëve të saj.

Në janar 2022, një juri do të përzgjedhë maksimum 15 projekte nga propozimet e paraqitura. Projektet e përzgjedhura do të zhvillohen nën drejtimin kuratorial të Ndërmjetësueses Kreative.

Manifesta do të ofroj një buxhet fillestar nga 5000 € për secilin projekt të zgjedhur, si dhe mbështetje logjistike dhe kuratoriale.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Propozimet mund të bëhen nga artistë kosovarë, kuratorë, profesionistë, organizata të pavarura kulturore ose të shoqërisë civile, institucione private dhe publike në Kosovë. Duhet të jeni rezident në Kosovë ose nga Kosova që të aplikoni.  

– Projektet duhet t’i përgjigjen të paktën një prej temave të propozuara nga Ndërmjetësusja Kreative Catherine Nichols dhe të lidhen me konceptin kuratorial ‘Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe’  (shih linkun) ose me vizionin urban të quajtur Commons Sense nga CRA-Carlo Ratti Associati (shih linkun)

– Të gjitha projektet e përzgjedhura do të zhvillohen në Prishtinë dhe dotë integrohen në një nga lokacionet kryesore të Manifesta 14; si Hotel Grand, Fabrika e Tullave ose Bibloteka Hivzi Sylejmani. Gjithashtu, do të merren në konsideratë edhe projektet rreth intervenimeve specifike në/për hapësirë me bazë në Prishtinë.  

UDHËZIMET E APLIKIMIT 

Materialet e nevojshme për paraqitjen e propozimit: 

– Përshkrimi i projektit, maksimumi 500 fjalë 

– Formati i projektit (performancë/video/ngjarje/ekspozitë/etj.) 

– CV dhe Portofoli (ose web faqe) e aplikantit/ve 

– Buxheti i detajuar, duke përfshirë një plan për projektin që do të financohet në rast të tejkalimit të buxhetit paraprak të ofruar nga Manifesta14 

– Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën m14@manifesta.org me titullin “Aplikimi për thirrjen e hapur” 

AFATI KOHOR

– Afati i fundit për të aplikuar – 19 janar 2022 

– Publikimi i propozimeve të suksesshme – shkurt 2022 

–  Fillimi i produksionit – shkurt/mars 2022

JURIA

Hedwig Fijen, Drejtore e Manifesta 14 Prishtina dhe drejtore themeluese e Manifesta, Amsterdam

Catherine Nichols, Ndërmjetësuese Kreative e Manifesta 14 Prishtina dhe Drejtore Artistike e Joseph Beuys 2021, NRW.

Katarina Gregos, Drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Bashkëkohor EMST në Athinë, Greqi dhe ish kuratore e Manifesta 9, Genk, Limburg

Inke Arns, Drejtor i HMKA në Dortmund, Gjermani

Daniele Belleri, Partner CRA – Carlo Ratti Associati, Turin, Itali.

Për më shumë informata mbi konceptin, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Blerta Hoçia.