Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe

Nën drejtimin artistik të Ndërmjetësueses Kreative Catherine Nichols, edicioni i 14-të i Manifesta do të mbahet në Prishtinë, Kosovë nga data 22 korrik deri më 30 tetor 2022.

Nën titullin ‘Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe’, Manifesta 14 merr përsipër sfidën e eksplorimit të mënyrave të reja të të treguarit kolektiv. Koncepti e pozicionon rrëfimin si qendror për mënyrën se si jetojmë si shoqëri; ai e sheh krijimin e tregimeve si një mënyrë për të hapur mendjen tonë ndaj mënyrave të reja të të menduarit në mënyrë që të mund të imagjinojmë një të ardhme ndryshe për Kosovën dhe qytetin e Prishtinës. Pikërisht përmes rrëfimit të tregimeve të ndryshme, në mënyra të ndryshme, Manifesta 14 Prishtina synon të bëhet një platformë më gjithëpërfshirëse dhe e larmishme, pa hierarki apo kufi.

Catherine Nichols announcing the concept in October 2021 © Manifesta 14 / Atdhe Mulla

Ndërmjetësuesja jonë Kreative, Catherine Nichols, shpjegon idetë e saj rreth potencialit politik të praktikës së rrëfimit:

Narrativat e njohura të bazuara në të jashtëzakonshmen njerëzore, ideologjitë nacionaliste dhe triumfalizmin kapitalist në mënyrë të pashmangshme përfundojnë keq. Ato janë tregime të dhunshme të shuarjes përfundimtare, asnjëherë të vazhdimësisë. Ata “botërojnë” botë në të cilat paraliza mbizotëron mbi pjesëmarrjen dhe interesat private mbi veprimet publike-politike. Pyetja është: Si mund të rrëfejmë tregime ndryshe? Si, për të cituar teoricienten bashkëkohore Donna Haraway, mund të zhvillojmë kolektivisht tregime të “rikuperimit ende të mundshëm”, që mbajnë rrëfimet e gjalla për ata që vijnë më pas?

Nën titullin ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe, Manifesta 14 merr përsipër sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe ënyrave të reja të tregimit kolektiv. Ideuar rreth një Qendre për Praktika Narrative në zhvillim e sipër, vendet e shumta të mësimit multidisiplinar dhe ndërhyrjeve artistike dhe urbane që përbëjnë këtë edicion të Bienales Nomade Evropiane në Prishtinë, tregojnë se rrëfimi i tregimeve nuk është thjeshtë çështje historiografie. Përkundrazi, është një strategji jetike e angazhimit politik dhe shoqëror. Së bashku, këto formate shumë-shtresore parashikojnë se cilat botë të reja mund të botërojmë nëse, sipas fjalëve të filozofes politike Hannah Arendt, “trajnojmë” në mënyrë aktive “imagjinatën tonë të udhëtojë”.

Ju mirëpresim në Manifesta 14 Prishtina!