Një nga shtyllat kryesore të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane, është fokusi i saj  në zhvillimet urbane brenda qyteteve nikoqire. Për Manifesta 14 Prishtina, zyra e arkitekturës me bazë në Torino CRA-Carlo Ratti Associati u zgjodh për të kryer vizionin urban të Manifesta 14 Prishtina.

Vizioni Urban funksionon si një kërkim para-bienal dhe një plan afatgjatë për të identifikuar strategjitë e mundshme, lokacionet dhe çështjet kyçe për qytetin. Ai informon se si Manifesta 14 do të marrë formë brenda kontekstit lokal, por më e rëndësishmja për Prishtinën, është komisionuar të zhvillojë se si qyteti mund të transformohet duke rifituar hapësirën publike.

Vizioni Urban i Carlo Rattit është i strukturuar rreth dy shtyllave kryesore. Shtylla e parë është metodologjia inovative e urbanizmit me burim të hapur (open source) që është testuar në Prishtinë që nga pranvera e vitit 2021. Shtylla e dytë është përdorimi i inteligjencës artificiale për të analizuar hapësirën publike në Prishtinë.

CRA's urban intervention at the Hivzi Sulejmani Library is part of a new methodology focusing on participatory urbanism © Manifesta 14 Prishtina / Rinor Ramadani

Urbanizmi pjesëmarrës

Ekipi multidisiplinar i dizajnit të CRA ka propozuar një metodologji inovatore që fokusohet në urbanizmin pjesëmarrës, që është testuar në Prishtinë që nga pranvera e vitit 2021. Faza fillestare e kësaj metodologjie u zhvillua nga fillimi i marsit 2021, e përbërë nga një seri e gjerë hartash të Prishtinës, kryesisht duke parë gjendjen e hapësirës publike të qytetit. Kjo ndihmoi për të ndriçuar modelet e fshehura hapësinore dhe sociale, si dhe për të dalluar pikat kyçe – sheshet dhe rrugët, parqet dhe zonat e gjelbra – që aktualisht janë të pashfrytëzuara ose të keqpërdorura. Ndërhyrjet e para urbane u bënë në fund të qershorit dhe mesi i korrikut në zona të ndryshme të Prishtinës. Manifesta ftoi qytetarët e Prishtinës që t’i vizitojnë dhe të ndërveprojnë me këto ndërhyrje dhe të jenë pjesë e komunitetit që i krijon ato.

Ndërhyrjet e para simbolike u bënë në hapësirën e papërdorur më parë të Fabrikës së Tullave – lokacioni më i rëndësishëm post-industrial i Prishtinës – dhe e shëndërruan përkohësisht në një hapësirë ​​vendore. Nëpërmjet krijimit të një “dhome ndenjeje urbane”, ndërhyrja synoi të nxiste një debat se si kjo hapësirë ​​mund të përdoret nga qytetarët e Prishtinës, si mund të bëhet e aksesueshme për komunitetin dhe si mund të bëhet pjesë e infrastrukturës së qytetit.

Urban intervention at Brick Factory, June 2021 © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

Hartëzimi i Prishtinës

Analiza e hapësirës publike me inteligjencë artificiale ka qenë në fokus të punës së MIT Senseable City Lab në Prishtinë. Për dekada, projektuesit dhe urbanistët kanë përdorur mjetet teknologjike gjithnjë e më të sakta për të mbledhur të dhëna për jetën në rrugët dhe sheshet tona.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale hap një kapitull të ri në këtë histori, pasi i lejon studiuesit të marrin një pamje të saktë të fenomeneve që përndryshe do të ishin të vështira për t’u identifikuar. Me zbulim të ndihmuar nga makineritë, ne mund të rrisim perceptimin tonë për hapësirën publike, duke u fokusuar në aspekte ose çështje specifike të cilat nga ana tjetër mund të frymëzojnë vendimet e planifikimit ose të projektimit.

Në hapin e parë të këtij procesi, duke punuar ngushtë me një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, studiuesit e MIT Senseable City Lab kanë zhvilluar një bazë të dhënash Prishtina Street View/Pamja Rrugore e Prishtinës – në vend të shërbimit të njëjtë ofruar nga Google, i cili pothuajse mungon plotësisht në Kosovë. Kjo aktualisht është duke u analizuar me I.A dhe do të vihet në dispozicion të publikut. Një kuptim më i mirë i hapësirës publike dhe logjikave të saj të fshehura mund të nxisë një qarkore virtuale për matjen e reagimeve qytetare, rezultati përfundimtar i të cilave mund të jetë një qytet më gjithëpërfshirës.

Së bashku, metoda e urbanizmit me burim të hapur dhe njohuria e analizës teknologjike mund të tregojnë për mundësitë e të ardhmes alternative për Prishtinën. Këto mund të mbështesin ata që po luftojnë dhe avokojnë për një ndjenjë më të fortë të hapësirës së perbashkët në betejën e vazhdueshme për hapësirën publike – në Prishtinë dhe më gjerë.