Secondary Archive

Newly conceived 2021, RKS
Secondary Archive, 2022, © Secondary Archive. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla
Secondary Archive, Front page. © Secondary Archive

Secondary Archive është një platformë për artiste gra e vajza në Europën Qendrore dhe Lindore. Secondary Archive tregon historinë e artit në regjion mes lupës së gjinisë, nga periudha post-L2B e deri në ditët e sotme. Qëllimi i tyre është të hulumtojnë në debatet në zhvillim mbi gjininë, institucionalizmin, pa(barazinë), nënshtetësinë dhe aktivizmin feminist në një socializëm post-shtetëror.

Kjo periudhë e mbuluar nga arkivi shtrihet në tre gjenerata: të ashtuquajturen neo-avant-garde e cila veproi në periudhën më të vështirë të regjimit komunist; gjenerata e dytë e cila del në pah në vitet ‘80-’90 të cilët kanë qenë dëshmitarë të rënies së komunizmit në fillim të karrierës së tyre dhe gjenerata e tretë e cila u rrit përgjatë ndryshimeve politike që kanë riformësuar faqen e Europës të së tashmes.

Secondary Archive ka mbledhur më shumë se 300 artiste gra nga Bjellorusia, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Ukraina. Në fund të vitit 2022, Arikive do të shtojë edhe 100 artiste të tjera që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Partnerë të ekspozitës së Secondary Archive në Manifesta 14 Prishtina janë: (Katarzyna Kozyra Foundation (Poloni), Tirana Art. Lab (Shqipëri), Ambasada Kultury (Bjellorusi), MeetFactory (Republika Çeke), Easttoppics (Hungari), Oral History Initiative (Kosovç), CZKD (Serbi), BJÖRNSONOVA (Sllovaki), Artsvit Gallery (Ukrainë).

Permanent

Artistic Intervention

Good as Hell: Voicing Resistance

01.01 1970 → 30.10.2022 00.00
Galeria Kombëtare e Kosovës