New Grand

2021, RKS
Svenja the flatmate, 2021. © Arbnor Karaliti
Bari Koder Kermill, 2020. Cikli Ambient. Photograph © Leart Rama. © Blerta Hashani
© Ermir Zhinipotoku
Pieces above us, pieces below us, 2020. © Lumturie Krasniqi. Given exhibition curated © Blerta Hoçia. Photo © Atdhe Mulla / Kino Rinia Courtesy of Foundation 17
Birds sitting on a tree reflecting on existence, 2022, oil on linen, 149.5x194.5 cm. © Mimoza Sahiti
Definition, 2021. © Valdrin Thaqi

Blerta Hashani (1997, RKS) është artiste nga Kosova, e cila përdor mediumin e pikturës dhe vizatimit për të eksploruar më në thellësi konceptet e mistikës dhe simbolikes.

Puna e saj në pikturë konsolidon dhe reflekton rutinën, mjedisin që e rrethon dhe ndjesitë e zakonshme. Secili impuls i marrë prej botës së jashtme vjen në formë primordiale dhe transmetohet në punën e saj artistike, në mënyrë minimaliste.

Estetikisht, punimet e Hashanit paraqesin harmoni, baraspeshë dhe kërkim të thellë për të përbrendësuar të përditshmen në linja konceptuale. Në këtë proces, ajo përdor hulumtimin e rudimentares për të shenjuar atë çka është instiktive dhe e kontrollueshme, e njëkohësisht duke zbuluar më tej natyrën e shumështresuar të simbolikes dhe sublimes.

Arbnor Karaliti (1996, RKS) punon me pikturë dhe eksperimenton me mediume të ndryshme në një proces të vazhdueshëm mësimi të vetes përmes artit. Puna e tij influencohet prej eksperiencave personale si dhe prej çështjeve ekzistenciale, si izolimi dhe tabu të ndryshme shoqërore. Ai i kushton vëmendje procesit dhe punon në faza të që ndërlidhen me njëra-tjetrën; kur pikturon, ai më së pari skicon një vijë të kuqe në kanavacë mes të cilës referon dhe vendos objektet – shpesh miqtë e tij, të afërm dhe artistë – dhe kompozon mjedisin në të cilin gjenden.

Duke synuar çeljen e diksutimit, ai gjithshtu punon me media të reja duke krijuar instalacione të përshtatura për kontekste specifike institucionale, të prodhuara në mënyrë të vazhdueshme dhe ngushtësisht me bashkëmoshtarët e tij. Përmes praktikave ndërdisiplinore, ai merr parasysh poza dhe postura të ndryshme – familjaritetin apo të huajën që ato sinjalizojnë dhe implikimet metafizike.

Lumturie Krasniqi (1997, RKS) është një artiste vizuale e cila fokusohet në pikturë dhe eksperimenton rregullisht me mediume të tjera si instalacione apo fotografi. Puna e saj kombinon karakteristika të stileve të ndryshme si minimalizmi, simbolizmi, surrealizmi dhe abstraksioni. Në punët e saj, ajo eksploron atë që shpesh merret si e mirëqenë në jetën bashkëkohore, me qëllim për të ngritur pyetje ekzistenciale.

Qasja e saj artistike merret me ndërlidhjen dhe shkëputjen, përzihet me spiritualen dhe emocionale, duhet medituar mbi çështje të shpirtit dhe thellësitë e shpirtit njerëzor dhe të qenieve në përgjithësi. Puna e Krasniqit është e mbushur me rrethorë e katrorë, simbole, të cilat, artitsja i sheh si paralale dhe ndërvepruese dhe në anën tjetër, si kundërshtuese. Lidhja materie-mendje formon bazën konceptuale të praktikës së Krasniqit; ajo shpesh nis nga kjo pikë fokale për të adresuar tema sociale dhe evente të së përditshmes.

Mimoza Sahiti (1995, DE) pikturon në mënyrë ekspresive dhe impulsive me një energji të furishme. Në një gamë të gjerë nuancash, artistja pikturon kompozime abstrakte të bazuara në forma realiste, shpesh duke përzier bojën e saj drejtpërdrejtë në kanavacë. Kur ajo përfundon një punim, ngjyra është kudo, duke u derdhur nga kanavaca në studio.

Përmes procesit të saj të trazuar të pikturës, ajo përballet me mendimet dhe ndjenjat e saj më të thella, duke e gjetur atë një mënyrë gjeneruese për të trajtuar traumat personale dhe kolektive.

Pikturat e Sahitit i dedikohen kompleksitetit të ekzistencës, feminitetit, kapitalizmit, identitetit dhe rrënjëve. Përshkrimi i trupave në pikturat e saj trajton cenueshmërinë dhe ndjeshmërinë ndaj ngjarjeve të shpalosura të një bote gjithnjë në ndryshim dhe të pasigurt. Ajo që e shqetëson më së shumti është kriza jonë e përhershme ekzistenciale që vjen nga natyra e dëmtuar e jetës dhe e botës.

Valdrin Thaqi (1994, RKS) punon me pikturë, skulpturë dhe instalacion. Ai është shumë i ndjeshëm ndaj materialeve dhe synon të punojë konceptualisht. Puna e tij ka një lidhje organinke me format që trajton dhe portretizon.
Përveç përvojave personale dhe vëzhgimeve artistike, Thaqi frymëzohet nga filozofia, ekzistencializmi, morali dhe absurditetet që rrjedhin nga proceset, gjendjet dhe ngjarjet në jetën e përditshme.

Praktika e tij artistike gjen kauzën në analizën shoqërore të realitetit që takohet kolektivisht. Puna e tij është intuitive dhe poetike dhe ndërlidhet me audiencën në mënyrë intime dhe duke nxitur meditim.

Ermir Zhinipotoku (1997, RKS) është një artist vizual puna e të cilit lidhet kryesisht me pikturën dhe shpesh eksperimenton në mediume të tjera. Puna e tij është e lidhur me ekzistencializmin dhe psikologjinë. Puna e tij analizon absurditetin dhe temat e Kosovës dhe më gjerë, ku heshtja utilitare shpesh transmetohet përmes satirës dhe tragjedisë. Arti i tij është i informuar nga precedentët historikë, efektet tjetërsuese dhe pasojat perverse të ngjarjeve që formojnë të tashmen tonë. Duke lundruar në eksperiencat kolektive dhe personale dhe ato vetë personale e kolektive, ai kërkon për përgjigje filozofike përmes shprehjes artistike.

 

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – New Grand

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Grand Hotel Prishtina

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – New Grand

22.07 → 30.10.2022 00.00
Grand Hotel Prishtina