Miryana Todorova

1984, BG Website
Expanded Objects for Shared Living , 2012 - 2015, © Miryana Todorova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Expanded Objects for Shared Living , 2012 - 2015, © Miryana Todorova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Expanded Objects for Shared Living , 2012 - 2015, © Miryana Todorova. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Strukturat që palosen e shpalosen të Miryana Todorovas i përgjigjen mërgimit si gjendje e përhershme dhe potencialisht utopike. Të ndërtuara nga sende të gjetura, si dollapë portativë, valixhe, çadra ose çanta me rrota, krijimet e saj tajojnë ndryshueshmëri. Ato mund të shpërndërrohen sa çel e mbyll sytë nga sende të mbyllura në zgjatime të trupit e të arkitekturave ekzistuese. Dhe mund të palosen prapë po aq shpejt. Todorova, strukturat që i bën, i sheh si sende të lëvizshme ndërvepruese, hibride dhe grupime, si lëkura, gëzhoja, banesa e parazitë. Ajo i përdor për të nxitë situata performuese dhe veprime bashkëpunuese në hapësirën publike. Këto ngrenë diskutim rreth natyrës së formimit të bashkësisë dhe negociatave të përhershme që e mbajnë si të tillë. Si formë hulumtimi artistik mbi solidaritetin dhe ndërvarësinë, praktika e Todorovas përshkruan kufijtë e terrenit që njerëzit mund ta rravgojnë dhe gamën e asaj që lehtësisht mund ta bashkëndajnë e ta shkëmbejnë.

Miryana Todorova (1984, BG) është një artiste vizuale e cila jeton dhe punon në mes të Sofies dhe Nju Jorkut. Shqetësimi më i madh në punën e saj është dyshimi i hedhur mbi hapësirën publike dhe politike dhe se si njerëzit e zaptojnë atë. Projektet e saj kombinojnë pikturën, performancën, videot dhe ndërhyrjet publike që ekzaminojnë artikulimin trupor në hapësirë në lidhje me strukturat kohore, migrimin dhe kolapsin potencial.

Instalacionet e saj ofrojnë pjesëmarrjen dhe situatat e ndërtuara janë të hapura për improvizim duke përshfaqur një stad të ri të pasigurisë dhe lëvizshmërisë në shoqërinë tonë. Me baza të lëkundshme dhe pa stabilitet apo dakordësi përfundimtare puna e Todorovës hap mënyra të reja të perceptimit, jetësimit të hapësirave dhe të imagjinimit se si mund të projektohen dhe të përshtaten strukturat publike ndryshe dhe se si mund të rikrijojmë veten përmes objekteve dhe mjeteve të cilat i ndajmë dhe i shkëmbejmë.

Works

Miryana Todorova
 
Expanded Objects for Shared Living 
2012–2015 
Instalacion me pjesëmarrje 

Mundësuar falë artistes