Shkolla Verore – [Të punuarit në] Atë që na bashkon

30.05.2022

Shkolla Verore[Të punuarit në] Atë që na bashkon  

Manifesta 14 Prishtina 

16 qershor – 30 korrik 2022 

Dita e fundit e dorëzimit të aplikimit: 13 qershor 

Shkolla Verore 2022 e [Të punuarit në] Atë që na bashkon do të mbahet prej 16 korrikut e deri më 30 korrik përgjatë transformimit në vijim të ish-Fabrikës së Tullave, nga një hapësirë e madhe industriale në qytetin e Prishtinës në një hapësirë të përkohshme bashkëpunimi për Mësim Eko-Urban. Kjo hapësirë është një prej katër shtyllave të programit të Manifesta 14 Prishtina,  e projektuar dhe e zhvilluar prej raumlaborberlin  në bashkëpunim me komunitetin vendas dhe kolektive të ndryshme. 

Tema e shkollës verore është [Të punuarit në] Atë që na bashkon dhe synon të zhvillojë një program intensiv dy javor të punëtorive, ligjeratave dhe diskutime së bashku me artistë vendas dhe ndërkombëtarë, arkitektë dhe pedagogë. Kjo shkollë verore aktivizon, eksperimenton dhe zgjeron përpjekjet kolektive të transformimit të ish-Fabrikës së Tullave në një laborator për mësim Eko-Urban, Bashkëpunim dhe Bashkëjetesë përgjatë 100 ditëve të Manifesta 14. 

Ligjëruesit dhe kurset e tyre do të shpallen së shpejti, para afatit të fundit për aplikim.

Thirrje për pjesëmarrës 

Shkolla Verore është e hapur për dizajnerë, arkitektë, artistë dhe entuziastë të rinj vendas dhe ndërkombëtarë, të interesuar në lidhje me praktikat e së përbashkëtës, urbanizmin, çndotjen, ruajtjen, ekonominë cirkulare dhe regjenerative e gjithashtu kujdesin për klimën.  

Me fokus në kërkimin sipas dizajnit, kurset do të kenë një qasje praktike, të shoqëruar me kërkime eksperimentale etnografike dhe performuese në terren. Ndërhyrjet e ndërtuara kolektive do të qëndrojnë të hapura dhe do të mirëpresin publikun për 100 ditët e programit të bienales Manifesta.

Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një prej kurseve dhe do të angazhohen në programe të përbashkëta të ligjëratave, diskutimeve, shfaqjeve të filmave dhe evente të tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj shkolle. 

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe dreka ofrohet prej shkollës verore. Studentëve ndërkombëtarë u kërkohet të organizojnë udhëtimet e tyre për në dhe nga Prishtina. 

Pjesëmarrësve vendorë do t’u kërkohet nëse do të kenë mundësinë të hapin dyert për të mirëpritur pjesëmarrësit ndërkombëtarë në forma të ndryshme, një karakteristikë kjo e çmuar e Kosovës, që e përshkon Prishtinës përtej linjave të hartës. Ne do të lehtësojmë procesin e këtij binjakëzimi para se të mbërrini në Prishtinë. 

Kurset dhe komunikimi përgjatë kësaj shkolle verore do të zhvillohen në gjuhën angleze. 

 

Si të aplikoni 

Nëse dëshironi të na bashkoheni në Prishtinë këtë verë, ju lutemi, të plotësoni këtë formular deri në datën 13 qershor. 

Për pjesëmarrësit vendas këtu.  

Për pjesëmarrësit ndërkombëtarë këtu. 

—> Për më shumë pyetje apo informata na kontaktoni në këtë adresë: workingoncommonground@gmail.com 

 

Rreth raumlaborberlin 

Raumlabor është një kolektiv me bazë në Berlin prej nëntë anëtarësh të cilët kanë të përbashkët eksperiencën e tyre në fushën e arkitekturës. Si arkitektë, artistë, performues, krijues dhe kuratorë ata kanë cekur në një mori të ndryshme hapësirash ndërveprimi. Grupi u zhvillua në vitin 1999 nga një interes të përbashkët në një kuptim më të zgjeruar të arkitekturës, e që prej atëherë është themeluar si Praktika Urbane.

Metoda e punës së raumlabor është e orientuar drejt veprimit me fokus në prodhimin e përbashkët të hapësirës si një proces i hapur dhe i paanshëm. Një shembull i projekteve të tyre të mëparshme është Floating University në Berlin, një strukturë e përkohshme lundruese në fushën e aviacionit të ish-aeroportit Tempelhof në Berlin, Gjermani.