Takohemi në Muzeun e Kosovës!
Takohemi në Muzeun e Kosovës!
Në kontakt me të Shkuarën, duke paramenduar të Ardhmen tonë
“Të shembet e vjetra, të ndërtohet e reja” – fjalë që qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar shpesh nga prindërit dhe mësuesit e tyre në emër të modernitetit dhe zhvillimit urban në gjysmën e dytë të shek. XX. Në këtë itinerar, janë bërë bashkë një konstelacion periudhash dhe hapësirash mes projekteve artistike dhe urbane të Manifesta 14 Prishtina.

Kjo guidë kalon përmes Qytetit të Vjetër të Prishtinës në të cilën ndihen ndryshimet urbane të cilat nuk i përkasin vetëm një periudhe apo një dimensioni. Ne nisim këtë rrugëtim në Muzeun e Kosovës, i cili humbi koleksionin e artefakteve përgjatë luftës dhe nuk e rifitoi më kurrë.
Më pas vijojmë në periudhën e socializmit në sheshin “Adem Jashari”, më parë i quajtur monumenti i Vllaznim Bashkimit. Prej atje, kjo guidë na çon në Pazarin e Vjetër drejt ndërhyrjeve të Hamamit dhe Muzeut Etnologjik, dy prej ndërtesa të pakta të periudhës Otomane që ndodhen në Prishtinë. Një rrugë e shkurtër mes tyre na çon te Fondacioni 17, një hapësirë e dedikuar ndaj aktivizmit kulturor në qytet. Përmes kësaj guide, do të njiheni me hapësira të ndryshme të Prishtinës – ku e vjetra dhe e reja bashkëbisedojnë.
Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: