Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
Takohemi në Grand Hotel Prishtina!
Grand Hotel Prishtina ndodhet në zemër të qytetit. Ndodhet në sheshin “Zahir Pajaziti” që në vete është një pikë takimi për Prishtinën për protesta, rezistencë dhe festa, Grand Hotel Prishtina mban 350 dhoma të madhësive të ndryshme.
Kushdo në Prishtinë mund të të rrëfejë së paku një histori në lidhje me Grand Hotelin dhe për momente të rëndësishme të përjetuara në atë hapësirë. E ndërtuar mes viteve 1974-1978, konsiderohej një prej hoteleve më të mira në rajon e ka mirëpritur shumë personalitete të njohura të politikës dhe argëtimit. Struktura e saj sot mban pak prej këtyre kujtimeve.
Pas Luftës së Kosovës dhe valës së privatizimit shtetëror, Hoteli Grand përjetoi një rënie nga ditët e saj të lavdisë me pesë yje. Sot, historia e Grand Hotelit është e vështirë për t’u përmbledhur në një fjali. Kjo ndërtesë u privatizua pas luftës dhe tani është shtëpi për një seri biznesesh, nga një palestër në një agjenci udhëtimesh në një klub nate.
Duke e pozicionuar Manifesta 14 Prishtina në ndërtesa të tilla emblematike, dalin në pah tregimet tona, kujtimet, përvojat e tashme dhe e ardhmja.
Këto tregime shpalosen në shtatë katet e papërfunduara në një ekspozitë tematike në këtë hotel. Ndërmjetësit tanë ju ftojnë t’i bashkoheni kësaj udhe mes Grand Hotelit për t’u zhytur në shtresat e historisë dhe në përdorimet e saj në të tashmen mes ndërhyrjeve artikstike që që flasin, ndër të tjera, për dashurinë, ujin, kapitalin dhe migrimin.
Mësoni më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara dhe rezervoni tani: