Workshop

11.08.2022 09.30-12.30

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Driant Zeneli

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

Rrëfimtaria takohet me shkencën në Atelienë Alternative të Driant Zenelit, një laborator 100 ditor për fëmijë dhe prindër. Pjesëmarrësit janë të ftuar të marrin pjesë në punëtoritë javore me artistin dhe specialistë të robotikës nga Bonevet Prishtina, një hapësirë ndërtimtarie jo-fitimprurëse për të rinjtë.

Pse? Për të krijuar një rrëfim të ri për plastikën e vjetër, duke patur parasysh se plastika do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ngjajshëm me triologjinë e filmave të Zenelit “Kafshët. Na ishte njëherë…në kohën e tashme” që do të shfaqet përgjatë eventit, historia është konceptuar si një fabulë bashkëkohore. Kësaj here protagonisti është një struc.

Për shkak të pamundësisë së strucit për të fluturuar, ky shpend rreket për të hedhur një hap më lart nga se paramendohet. Ky lloj predikati mban emrin e plastikës: miliona shishe dhe qese të plastikës që zënë frymën e rrugëve, që mbysin lumenjtë dhe u flasin bimëve dhe kafshëve në një gjuhë që ata nuk munden dhe nuk duan të kuptojnë.

Duke synuar të ndryshojë këtë tregim, struci kërkon për bashkëpunëtore krijues. Hapi i parë është të përcaktojmë kafshën e dytë që do ta ndihmojë strucin të ndërtojë këtë rrëfim. Prej këtij hapi, do të shpaloset vijimësia e ngjarjes.

 

Kapaciteti i personave: 10 fëmijë.

Projekt i ideuar nga artisti Driant Zeneli, i komisionuar nga Manifesta 14 dhe i mbështetur nga Fondacioni BONEVET.

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Event

Kafshët. Na ishte një herë…Në kohën e tashme. Prezantim nga Driant Zeneli

10.08.2022 18.00-19.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese