Publikimi e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për kulturën lokale”
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në lansimin e manualit për mësimdhënës/e “Zbulo Historinë Tënde: Manual për Kulturën Lokale”, të enjten më 29 shtator, prej orës 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Manuali për Mësimdhënës është zhvilluar në kuadër të Projektit të Shkollave “Zbulo Historinë Tënde” që Departamenti i Edukimit të Manifesta 14 Prishtina ka zhvilluar dhe implementuar, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë, si dhe Këshillin Rinor Kosovar.
Manuali i aktiviteteve jashtë-kurrikulare është zhvilluar me synim të bashkëkrijimit të narrativave (të reja) dhe historive të monumenteve lokale, hapësirave publike dhe vendndodhjeve simbolike për historinë, kulturën dhe identitetin e lagjes. Punëtoritë jashtë-kurrikulare për nxënës janë të përqendruara në eksplorimin e ndërtesave/hapësirave përmes metodave të ndryshme: hulumtimit të historisë gojore, shkrimit spekulativ dhe eksplorimit empirik/artistik. Mësimdhënësit e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të trajnohen për implementim të këtyre aktiviteteve brenda shkollave publike të Prishtinës dhe Fushë Kosovës në javët në vijim.
Event

Confutatis – nga se janë të bërë heronjtë? Një performancë nga Velimir Zernoski në bashkëpunim me Kolektiv Veternica, Skopje and Trisomija 21, Skopje, Joana Ristesca and Filip Mitrov.
28.10.2022 19.00-20.30
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Mediation Programme

Lojëra në lëvizje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve
23.10.2022 16.00-18.00
● Pallati i Rinisë dhe Sporteve