Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible, WC Available

Grand Hotel Prishtina

participants

Petrit Halilaj

Ndërhyrje artistike – Petrit Halilaj

When the sun goes away we paint the sky, 2022, © Manifesta 14 Prishtina, Petrit Halilaj, photo: Hana Agimi, YII Çitaku.

Kur Hoteli Grand në Prishtinë hapi dyert më 1978, e transformoi atë që dikur ishte fundi i qytetit në qendër të re të gjallërishme. Ndonëse pesë yjet i janë hequr një nga një gjatë viteve, dhe dritat në logon e saj ikonike janë fikur, njerëzit në Prishtinë ende sillen rreth Grandit si toka rreth diellit. Për kontributin e tij në Manifesta 14 Prishtinë, Petrit Halilaj e ka transformuar përkohësisht logon e errësuar në majë të hotelit në thirrje poetike për bashkëbanorët: “Kur dielli perëndon, ne e ngjyrosim qiellin”.

Duke cituar 12-vjeçaren Njomza Vitia, logoja e re kombinon shkronjat ekzistuese me disa shtesë – të gjitha të ndritura. Si fillimi i një plafi të ndritshëm yjesh që shpërndahen për ta mbushë qytetin, artisti ka rimarrë dhe rikonfiguruar yjet origjinale të hotelit.

Njerëzit nga Kosova janë ftuar dhe ende ftohen të krijojnë kolektivisht këtë konstelacion të ri, duke i bërë dhe shfaqur yjet e veta. Jo më simbol i luksit, yjet janë të lira të nënkuptojnë vlera të tjera, të mishërojnë dëshira të reja, të kërkojnë dëshira dhe synime të ndryshme.   

 

Petrit Halilaj

Kur dielli të ikë ne do ta pikturojmë qiellin 

2022  

Instalacion, punëtori dhe aktivizim kolektiv

Komisionuar nga  Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo dhe Autostrada Biennale 

Exhibition

Abi Shehu & Gerta Xhaferaj “Nekrografi”

13.09.2022 10.00-20.00
Grand Hotel Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Grand Hotel Prishtina!

25.10.2022 10.00-11.30
Grand Hotel Prishtina

Workshop

Punëtoria “Zhvillimi i aftësive të tregimit përmes artit dhe teknologjisë”

11.08.2022 09.30-12.30
Grand Hotel Prishtina